Categories: sport

Tottenham pranë firmës me Omar Marmoush

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Tottenham ka siguruar një marrëveshje verbale me Manchester Cityn për kalimin e sulmuesit egjiptian Omar Marmoush.

Edhe lojtari ka pranuar të transferohet te klubi londinez. Formula e marrëveshjes parashikon fillimisht huazimin e tij, ndërsa përfshin edhe një opsion blerjeje që, në varësi të disa kushteve, mund të shndërrohet në detyrim.

Të lidhura

None found

Në rast se plotësohen kriteret e përcaktuara, Tottenham do të derdhë afërsisht 50 milionë funte për blerjen përfundimtare të Marmoush.

Sulmuesi egjiptian pritet të udhëtojë të hënën për kontrollet mjekësore, ndërsa më pas kalimi i tij te Tottenham pritet të bëhet zyrtar.

Romano kishte bërë të ditur më herët se Tottenham kishte rënë dakord me Marmoush për kushtet personale dhe se klubi ishte optimist për mbylljen e operacionit.

Në këtë mënyrë, Marmoush pritet të largohet nga Manchester City, skuadër ku u transferua në janar të vitit 2025 nga Eintracht Frankfurti.

të fundit

Arjan Bellai: Barazimi me Tiranën ishte rezultati më i drejtë, por nuk jemi të kënaqur me ecurinë e pikëve

Arjan BellaiVora barazoi me Tiranën, në ndeshjen e vlefshme të javës së 12-të të Superiores [...]Read More...

4 minutes ago

Tensione të forta në Vlorë: përleshje mes lojtarëve në Kategorinë e Parë

Oriku - KukësiOriku i Vlorës ka marrë fitore karakteri ndaj Kukësit në shtëpi, 1-0, aty ku vendosi goli i Shkrelit…

4 minutes ago

MPB: Gjashtë të ndaluar gjatë kontrolleve rrugore të policisë në Shkup

Gjashtë persona u privuan nga liria, ndërsa janë regjistruar 14 kundërvajtje rrugore gjatë aksionit kontrollues të mbrëmshëm deri në orët…

11 minutes ago

Albanian, the home that keeps us together

nga Lutfi Dervishi Ka kombe që identifikohen me fenë, të tjera me perandoritë, mbretërit apo pushtimet. Ne, të ndarë historikisht…

15 minutes ago

Footage/ El Salvador’s army razes home of Haitian criminal leader, Bukele: This is my gift to the people of Haiti

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, publikoi pamje të dy helikopterëve që shkatërrojnë një shtëpi të madhe në veri të…

16 minutes ago

Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

nga Lutfi Dervishi Ka kombe që identifikohen me fenë, të tjera me perandoritë, mbretërit apo pushtimet. Ne, të ndarë historikisht…

27 minutes ago