Al Itihad, do e luajë ndeshjen e radhës përballë Al Qadisijah. Kampionët e Arabisë Saudite do të kërkojnë të kthehen te fitorja, pikërisht në transfertën e së enjtes.
Trajneri Konseisao, po planifikon ndryshime në formacion për këtë sfidë. Gjasat janë që edhe Mario Mitaj të kthehet në skuadër.
Të lidhura
None found
Periudha prej katër ndeshjesh në tribunë është më e gjata, që mbrojtësi i Kombëtares ka provuar si zgjedhje teknike e trajnerit.
Konseisao është shprehu se gjithçka lidhet me numrin e lojtarëve të huaj që lejohet.
Bëhet fjalë për tetë lojtarë të huaj që lejohen. Mitaj nuk e ka parë vetën në këtë listë për katër ndeshjet e fundit. Mungesa e tij është ndjerë në pesë javë, por te e para ishte për shkak pezullimi nga kartonët.
