Trajneri i Zvicrës: “Nuk ka më vllazërore me Kosovën, duhet të fitojmë!”

Përpara nisjes së kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, Zvicra zhvilloi sot konferencën për shtyp në prag të përballjes me Kosovën, që luhet të premten mbrëma në Basel. Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, theksoi rëndësinë e një fillimi të mbarë, duke thënë që dy ndeshjet e para në shtëpi duhet të fitohen.

“Ndeshjet në shtëpi janë për të fituar. Grupi është i vështirë, por dy sfidat ndaj Kosovës dhe Sllovenisë na japin mundësinë për të marrë një pozicion të fortë që në start”, deklaroi Yakin. Ai paralajmëroi gjithashtu se atmosfera në stadium do të jetë e veçantë, me një përzierje të barabartë tifozësh, duke deklaruar se nuk ka më përballje vëllazërore.

“Në dy ndeshjet e mëparshme kundër Kosovës këtu, raporti i publikut ka qenë pothuajse 50:50. Dikur flitej për një duel vëllazëror miqësor, por këtë herë është ndryshe – është ndeshje zyrtare”, shtoi Yakin.


Shtuar 4.09.2025 18:54

Tags: ,