sport

Trajneri i ri i Kombëtares, Rolando Maran: E njoh mirë Shqipërinë, ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror…

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka folur me tone optimiste për njohjen e tij me skuadrën dhe objektivat që e presin në drejtimin e kuqezinjve.

Maran theksoi se e ka ndjekur nga afër Kombëtaren shqiptare dhe njeh mirë shumë prej lojtarëve, duke treguar se ka analizuar disa ndeshje të ekipit.

Gjithashtu, Maran, thekson se ka marrë edhe disa këshilla nga ish-tekniku De Biazi.

“E njoh mirë, shumë lojtarë i njoh se kam parë shumë ndeshje të Shqipërisë, madje i kam riparë disa prej tyre, kam folur me De Biazin, përderisa është një mik i mirë është një trajner që e vlerësoj shumë për atë që ka dhënë. Më ka dhënë disa indikacione që i vlerësoj. Nëse sdo ta mendoja sdo të isha këtu, janë mundësitë për të arritur objektivat, sdo të jetë e thjeshtë por mund tja dalim. Me ato që ju keni, ne kemi mundësi për të bërë më tepër edhe ndaj skuadrava që mund të jenë më të forta në letër, të arrijmë objektivin për të qenë në krye”, tha ai në konferencë për shtyp.

Ai me tej deklaroi se; “Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, të arrij të sjell ato rezultate që të gjithë i dëshirojmë. Me bindje dhe profesionalizëm, me një grup të bashkuar dhe me pak fat kjo mund të arrihet”.

“Ne nisim një rrugëtim të ri dhe të jemi të vëmendshëm ndaj çdo lojtari të ri, edhe nga Kombëtarja U21. Ky përceptim që është për trajnerët italianë qëndron, ajo që thash pak më përpara, duhet të jemi të zotë se kundërshtari, jo për të mbrojtur mirë, port ë kjemi një ekuilibër të gjërave, të vlerësojmë bazën e lojtarëve që kemi në dispozicion, një skuadër që mund të mbyll ndeshjen, duhet ta bëjmë si skuadër, për të arritur rezultate të mëdha duhet të bashkëpunojmë”, tha tekniku italian.

të fundit

EMRI/ Tragjedi për familjen shqiptare në Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë, nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella të Riminit. Mediat italiane shkruajnë…

55 seconds ago

Ambasadori i BE-së uron Presidenten Shiroka-Pula: Mbështetja për Kosovën do të jetë e pandryshueshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së…

6 minutes ago

Gostivar: 69-year-old arrested after weapons and 110 rounds found

Një 69-vjeçar është privuar nga liria në Gostivar, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij dhe në hapësirat ndihmëse…

9 minutes ago

Prosecution launches investigation into senior prosecutor in Bitola over unlawful influence

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nisi procedurë kundër një prokurori të lartë publik në…

9 minutes ago

PLD: Government confirms that millions of euros from the budget have been wasted on fictitious expenses for years

Partia Liberale Demokratike (PLD) mirëpret, siç thonë ata, pranimin përfundimtar nga Qeveria se miliona euro janë nxjerrë pa mëshirë nga…

10 minutes ago

Cakolli explains the legal path for challenging the president’s election

Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar mundësinë e kontestimit të zgjedhjes së presidentes së Kosovës. Cakolli tha se vendimi i…

11 minutes ago