Trajneri i Empolit me elozhe për Shpendin: Kam besim të plotë, më pëlqen shumë

Stiven Shpendi po luan sezonin e tij të parë te Empoli, ku numëron 6 paraqitje deri më tani. Sulmuesi i Shqipërisë U21 nuk ka provuar ende shijen e golit apo të asistit, në javët e para.

Trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli nuk la pa përmendur edhe Shpendin, para sfidës me Frosinonen.

“Shpendi e kaloi dëmtimin dhe u kthye në shërbim të plotë këtë javë. Më pëlqen shumë djali, ai la përshtypje të shkëlqyera kundër Interit. Ai mund të kishte qenë më me fat, por me siguri mund të mbështetet tek ai. Ai ka një buzëqeshje magjepsëse dhe bën gjithçka me gëzim, kjo më pëlqen”-tha trajneri i Empolit.


Shtuar 5.11.2023 22:27