Trajneri i Bayern Munich “kapet mat” me gazetaren e njohur (FOTO LAJM)

Julian Nagelsmann, tekniku i Bayern Munich, u nda nga gruaja e tij pas një martese rreth 15 vjeçare.

34-vjeçari u martua në vitin 2018 me Verena, ku me të ka edhe dy fëmijë. Tani, trajneri i klubit gjerman është në krahët e një femre tjetër. Mediat gjermane kanë shpërthyer duke shkruar se Nagelsamnn është në një lidhje dashurie me Lena Wurzenberger, gazetarja e “Bild”, ku e cila mbulonte rregullisht ngjarjet që ndodhnin në klubin e Bayern Munich.

Çifti i ri aktualisht është fotografuar duke bërë pushimet në Ibiza. Fotot qarkulluan me shpejtësi ku ata të dy duken në një jaht së bashku duke shijuar pushimet.

Sipas “Bild”, gazetarja tashmë nuk mbulon më ngjarjet e klubit të Bayernit për të shmangur konfliktet e interesit mes jetës së saj private dhe profesionale./ h.ll/albeu.com