sport

Trajneri Armir Grima: Eliminatore perfekte për Shqipërinë, Mitaj xhevahir, Broja kthehet më i fortë

Armir Grima, trajneri i kombëtares shqiptare të femrave së fundmi ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”.

Ish-portieri i njohur është ndalur tek ecuria e skuadrës që ai drejton dhe rritja e nivelit të këtij sporti në vendin tonë.

Të lidhura

None found

Po ashtu, shkodrani komenton edhe arritjet e kombëtares së meshkujve e drejtuar nga Silvinjo. Ndër të tjera ai nuk harron as Superioren dhe në veçanti Vllazninë, ku thekson se shkodranët po luajnë një futboll cilësor, teksa shprehet me superlativa për Edi Martinin.

Duke e cilësuar si njeriun më të duhur që mund të dërgojë Vllazninë drejt fitimit të titullit kampion.

Grima, një fitore 3-0 kundër Qipros së fundmi për ekipin tuaj dhe Liga B e arritur. Krenar për vajzat e kombëtares kuqezi?

Absolutisht që po dhe besoj se e merituam triumfin me Qipron, kjo sepse ia komplikuam vetes punën. Pasi çdo gjë duhej të mbyllej që në ndeshjen e parë, ku po kryesonim 0-2 dhe u përmbysëm 3-2, megjithatë i tillë është futbolli. Dominuam në “Air Albania” duke fituar 3-0 e tashmë jemi në Ligën B, ku do kemi kundërshtarë akoma më të fortë në ndeshjet e marsit. Por, ne jemi gati të japim sërish më të mirën tonë dhe falë federatës dhe punës së këtyre vajzave kemi ecur përpara. Ka ende vend për përmirësim, por rritja është lehtë e dallueshme nga edicioni në edicion dhe kjo na motivon të përmirësohemi akoma më tepër çdo herë.

Po kombëtares së drejtuar nga Silvinjo, çfarë note do t’i vije për këto eliminatore?

Do thosha eliminatore në kufijtë e perfektes për Shqipërinë. Tashmë skuadra ka kaluar momentin disi të vështirë që erdhi pas europianit e po luan futboll bindës. Duke treguar veten në çdo fushë dhe ndaj çdo kundërshtari, ku Shqipëria nuk luan vetëm në mbrojtje siç jemi mësuar ta shohim, por ka guxim e di të shprehet në fushën e lojës. Them se kombëtarja ka arritur diçka historike me kualifikimin në “play off” të kualifikueseve të Botërorit e kam besimin se do tregojë cilësi edhe aty, pavarësisht kundërshtarit që do ketë përballë në muajin mars.

Një koment për shkodranët e kuqezinjve, Mitaj, Hysaj dhe Broja?

Jo vetëm këta 3 futbollistë, por të gjithë që zbritën në fushë besoj se treguan më së miri cilësitë e tyre. Me që u përmendën këta 3 në veçanti do të thosha se Mitaj është “xhevahir” i kombëtares sonë dhe këtë e tregojnë edhe vlerësimet nga specialistët ndërkombëtarë. Hysaj po ashtu është rikthyer në formën më të mirë, duket si një rini e dytë për të e për këtë me vjen shumë mirë. Ndërsa ndiej keqardhje për Brojën, nuk ka pasur fat me dëmtimet dhe shpresoj të rikthehet më i fortë se kurrë. Ai është një vlerë e padiskutueshme e kombëtares kuqezi.

të fundit

Rexhep Ismaili u vra në atentatin në Sarandë, reagon Shoqata Çamëria: Zë i palëkundur i çështjes çame!

Shoqata Çamëria dega Vlorë ka reaguar pas vrasjes së Rexhep Ismaili, duke e cilësuar atë si një mbrojtës të palëkundur…

45 minutes ago

“Po lihen pas modelet e tranzicionit”/ Eurofound: Shqipëria ndër vendet e para në rajon për gratë shefe

Shqipëria dhe Serbia e udhëheqin rajonin për sa i përket përfaqësimit të grave në pozicione drejtuese, sipas të dhënave nga…

1 hour ago

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit dhe frika për rinisjen e luftës, bursa e New Yorkut në rënie

Bursa e New York City u mbyll me humbje të enjten, ndërsa investitorët mbetën të shqetësuar për ecurinë e bisedimeve…

1 hour ago

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë

Raporti i detajuar i konsumit të barnave për muajin mars 2026 bazuar në listën e rimbursimit nga Fondi i Sigurimeve…

2 hours ago

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago

Seancë maratonë në Kuvend! Miratohen një sërë projektligjesh dhe akti normativ për uljen e akcizës së naftës. Rama në sallë vetëm për votimin

Kuvendi u mblodh dje në seancën plenare të radhës ku u miratuan katër projektligje, një akt normativ dhe gjashtë projektvendime.…

2 hours ago