Categories: sport

Grima beson te Shqipëria pas shortit me Uellsin: E njohim mirë rivalin, duhet edhe një sforco për të dëshmuar rritjen e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e vajzave mësoi sot rivalet për raundin e parë dhe të dytë të fazës play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Nga shorti i hedhur në selinë e UEFA-s, kuqezinjtë mësuan se në turin e parë do të ndeshen me Uellsin, ndërsa nëse arrijnë të kualifikohen, në raundin e dytë do të gjejnë përballë fituesen e çiftit Rumani – Norvegji.

Menjëherë pas shortit, trajneri i Kombëtares, Armir Grima, dha një prononcim për fshf.org, ku foli për kundërshtaren e parë, për shanset e skuadrës për të ecur më tej, si dhe për rëndësinë e arritjes së përfaqësueses shqiptare në këtë fazë play-off.

Të lidhura

None found

Për përballjen me Uellsin, Grima u shpreh se bëhet fjalë për një kundërshtar të njohur. Sipas tij, ndeshja e zhvilluar në Elbasan ka qenë mjaft dinjitoze dhe ekipi do të luajë të gjitha mundësitë e veta, duke bërë çdo përpjekje për ta kaluar këtë rival dhe ndoshta edhe me pak fat për t’ia dalë.

Duke u ndalur te kualifikimi i Shqipërisë në fazën play-off, kreu i stolit kuqezi theksoi se çdo kundërshtar që mund të dilte nga shorti ishte shumë i fortë. Ai nënvizoi se skuadra është e vetëdijshme për vështirësinë dhe forcën e këtyre rivaleve, por shtoi se vajzat do të hyjnë në fushë për të bërë maksimumin.

Sa i përket një dueli të mundshëm në raundin e dytë ndaj fitueses së çiftit Rumani – Norvegji, në rast se Shqipëria kalon Uellsin, Grima tha se gjërat duhen marrë me radhë. Ai theksoi se vëmendja duhet të jetë fillimisht te kjo ndeshje, ndërsa për turin tjetër do të ketë kohë të flitet më vonë. Trajneri kujtoi gjithashtu se me të dyja këto kundërshtare Shqipëria ka luajtur më parë, duke veçuar Norvegjinë si një ekip mjaft të fortë, por duke nënvizuar se mendja është te Uellsi.

Në mesazhin e tij për lojtaret pas arritjes në fazën play-off, Grima u shpreh shumë i kënaqur dhe i lumtur për rezultatet që ato kanë arritur. Sipas tij, vajzat e meritojnë plotësisht, pasi kanë dhënë shumë, por shtoi se ekipi ka ende për të dhënë dhe duhet edhe një sforco për të treguar se Kombëtarja shqiptare ka rritje dhe cilësi.

të fundit

Kryemadhi u jep këshilla protestuesve para SPAK: Organizohuni, por jo sipas modelit të partive

Pas përfundimit të seancës në GJKKO, Monika Kryemadhi u ndal për të zhvilluar një bisedë me protestuesit e mbledhur përpara…

5 minutes ago

Tahiri: Kosova nuk e pranon dot vendimin e Gjykatës Speciale

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se do të ndërmarrin të gjitha hapat e…

7 minutes ago

Gjykata e Tiranës liron protestuesit e ndaluar pas tubimit të së hënës

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar pas protestës së zhvilluar të hënën në Tiranë. Trupa gjykuese…

8 minutes ago

Customs officers at Tabanoc, Qafë Thanë and Blace equipped with body cameras as of today

Drejtoria e Doganave ka vënë në përdorim 30 kamera për trup, për punonjësit doganorë në vendkalimet kufitare “Tabanocë”, “Qafë Thanë”…

10 minutes ago

65 cases of West Nile fever recorded in Macedonia, 60 of them in Skopje

Deri më 15 shtator, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 65 raste të etheve të Nilit Perëndimor, nga të cilat 60…

10 minutes ago

Buçpapaj after The Hague verdict: Confrontation with the Specialist Chambers must end and justice must be respected

Pas aktgjykimit të 16 shtatorit në Hagë, ku Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim,…

11 minutes ago