Tottenham tjetër humbje, Conte flet i zemëruar: Klubi duhet të bëjë vlerësim mbi të ardhmen time

Tottenham ka humbur ditën e djeshme me rezultatin minimal 1-0 ndaj Burnley.

Antonio Conte u paraqit para mikrofonave i zhgënjyer, i zemëruar dhe i frustruar pas ndeshjes ndaj Burnley.

“Ne kemi humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit të kampionatit dhe kjo gjë nuk është mirë për mua. Klubi duhet të bëjë një vlerësim për objektivat dhe situatën, gjithashtu për të ardhmen time sepse gjërat nuk po shkojnë mirë. Tottenham më mori për të ndryshuar gjërat por nuk është e lehtë pavarësisht se ne po mundohemi. Ndoshta nuk jam mjaftueshëm i mirë për këtë ekip”, është Shprehur Conte./ h.ll/albeu.com


Shtuar 24.02.2022 08:11