Tottenham sfidon Barcelonën për Kessie

Barcelona ka një periudhë kohë që po studion pistën e mundshme për të sjellë mesfushorin e Milanit në Spanjë.

Atij i skadon kontrata në fund të sezonit dhe deri më tani nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët të rinovimit me klubin e Milanos. Në qershor ai do të largohet me parametra zero nëse Milan nuk gjenë një mënyrë për të bindur atë.

Sipas “Sport”, Tottenham tashmë është futur në skenë dhe është interesuar seriozisht për Kessie. Gazeta e njohur spanjolle shprehet se Tottenham është në pole position për të nënshkruar me të.

Madje “Sport” thekson se klubi anglez i ka paraqitur një ofertë për Franck Kessie e cila konsiderohet tunduese./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.02.2022 14:52