Categories: sport

Tottenham konfirmon blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit

Tottenham Hotspur ka bërë zyrtare afrimin e mesfushorit Mateus Fernandes nga West Ham United, në një operacion që kap vlerën e 85 milionë funtesh, ose 100 milionë euro, duke vendosur një rekord të ri për klubin.

21-vjeçari portugez ishte edhe në radarët e Manchester United, por në fund Spurs fituan garën për shërbimet e tij. Ai ka firmosur një kontratë afatgjatë me skuadrën nga veriu i Londrës.

Të lidhura

None found

Kjo marrëveshje kalon shifrën e mëparshme më të lartë të paguar nga klubi londinez, që ishte 65 milionë funte për Dominic Solanke, i ardhur nga Bournemouth.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Mateus Fernandes. Mesfushori 21-vjeçar i kombëtares portugeze vjen nga West Ham United”, thuhet në njoftim.

Në nisje të afatit kalimtar veror, Tottenhami ka qenë mjaft aktiv. Fernandes është përforcimi i dytë me kosto të lartë, pas mbrojtësit Jan Paul van Hecke, i cili iu bashkua ekipit nga Brighton për 60 milionë eurosh.

Klubi ka afruar gjithashtu si lojtarë të lirë mbrojtësit Andy Robertson dhe Marcos Senesi, si edhe portierin Martin Dubravka.

Lëvizjet në merkato mund të mos ndalen këtu, pasi Spurs po afrohen me mesfushorin e Newcastle United, Sandro Tonali. Për italianin raportohet një ofertë rreth 120 milionë euro, e cila mund të thyejë sërish rekordin e blerjeve të klubit.

Fernandes kaloi te West Ham verën e kaluar nga Southampton, në një transferim me vlerë afërsisht 45 milionë eurosh, pas rënies së “Saints” nga kategoria.

Me fanellën e “Çekanëve”, ai luajti në të 38 ndeshjet e Ligës Premier dhe realizoi katër gola, në një tjetër sezon që u mbyll me rënie nga kategoria.

Mesfushori debutoi me kombëtaren e Portugalisë në prill, por Roberto Martinez nuk e përfshiu në listën për Kupën e Botës këtë verë.

https://x.com/SpursOfficial/status/2072607666313019409
https://x.com/SpursOfficial/status/2072610367042150713

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago