Categories: sport

Rekord në Angli: West Ham arkëton 179 milionë euro nga shitja e vetëm dy futbollistëve

West Ham ka vendosur një rekord të ri për klubet e kategorisë së dytë angleze, duke siguruar shumën më të madhe nga shitjet e lojtarëve gjatë një afati kalimtar.

Ndonëse sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship, skuadra londineze ka arkëtuar plot 179 milionë euro vetëm nga largimi i dy futbollistëve.

Të lidhura

None found

Marrëveshja më e kushtueshme ishte transferimi i Mateus Fernandes te Tottenham Hotspur për 99 milionë euro. Ky operacion u bë shitja më e shtrenjtë në historinë e West Hamit, si dhe një prej blerjeve me vlerën më të lartë të realizuara ndonjëherë nga Spurs.

Vetëm pak javë më pas, Crysencio Summerville kaloi tek Al Hilali në Arabinë Saudite për 80 milionë euro. Holandezi u rendit kështu mes përforcimeve më të shtrenjta në historinë e klubit saudit.

Dy shitjet i japin frymëmarrje financave të klubit

The Telegraph raporton se, pas rënies nga Liga Premier, West Ham duhej të mblidhte rreth 150 milionë funte përmes shitjes së futbollistëve, në mënyrë që të rivendoste ekuilibrin financiar. Zbritja nga elita i shkaktoi klubit rreth 100 milionë euro humbje në të ardhura.

Përmes këtyre dy transferimeve, West Ham jo vetëm arriti të stabilizonte gjendjen financiare, por regjistroi gjithashtu një rekord të ri për një ekip të Championship.

Mateus Fernandes kishte tërhequr interesimin e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, mes tyre Real Madridi dhe Manchester Unitedi, përpara se të zgjidhte Tottenhamin. Në fund, ishte pikërisht klubi londinez që investoi 99 milionë euro për mesfushorin portugez.

Në anën tjetër, Summerville ishte fare pranë transferimit te Roma, por propozimi përfundimtar i Al Hilalit e bindi të kalonte në Arabinë Saudite. Klubi saudit pagoi rreth 70 milionë euro, duke e kthyer holandezin në blerjen e dytë më të shtrenjtë të historisë së tij, pas Neymarit.

Këto shuma tregojnë se Championship mbetet një burim i rëndësishëm financiar. Në të njëjtën kohë, rasti i West Hamit dëshmon se marrëveshje rekord në tregun e transferimeve mund të realizohen edhe pas rënies nga kategoria elitare.

Shitjet më të shtrenjta të klubeve të divizionit të dytë në pesë ligat kryesore

1. Mateus Fernandes (West Ham → Tottenham) – 99 milionë euro

2. Crysencio Summerville (West Ham → Al Hilal) – 70 milionë euro

3. Roméo Lavia (Southampton → Chelsea) – 62.1 milionë euro

4. Mateus Fernandes (Southampton → West Ham) – 52.25 milionë euro

5. Georginio Rutter (Leeds United → Brighton) – 46.7 milionë euro

6. James Maddison (Leicester → Tottenham) – 46.3 milionë euro

7. Nathan Aké (Bournemouth → Manchester City) – 45.3 milionë euro

8. Harvey Barnes (Leicester → Newcastle) – 44 milionë euro

9. Omari Hutchinson (Ipswich → Nottingham Forest) – 43.4 milionë euro

10. Archie Gray (Leeds United → Tottenham) – 41.25 milionë euro

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago