Categories: sport

Liga Premier kryeson listën e dhjetë transferimeve më të shtrenjta të verës 2026

Merkatoja e verës 2026 është mbyllur në pesë ligat kryesore të Evropës, ndërsa transferimet me vlerën më të lartë dëshmojnë epërsinë e klubeve angleze. Nëntë prej dhjetë futbollistëve që kushtuan më shumë do të luajnë në Ligën Premier, ndërsa i vetmi përjashtim është Real Madridi.

Të lidhura

None found

Rekordi i kësaj vere u vendos në ditën e fundit të afatit kalimtar, kur Manchester City siguroi shërbimet e Enzo Fernandez nga Chelsea për 146 milionë euro.

Me këtë lëvizje, futbollisti argjentinas u shndërrua në blerjen më të kushtueshme të historisë së Manchester Cityt. Shifra ishte gjithashtu e barabartë me rekordin britanik të vendosur nga Liverpooli verën e kaluar, kur klubi transferoi Alexander Isak nga Newcastle. Fernandez është lojtari i parë që është shitur dy herë gjatë karrierës për një shumë mbi 100 milionë euro.

Manchester City përfshiu edhe dy emra të tjerë në dhjetëshen e transferimeve më të shtrenjta. Klubi bleu Elliot Anderson nga Nottingham Forest për 135 milionë euro dhe pagoi 95 milionë euro te Lille për 18-vjeçarin Ayyoub Bouaddi.

Në total, City shpenzoi 376 milionë euro për këta tre lojtarë.

Chelsea realizoi blerjen e dytë më të shtrenjtë të merkatos, përpara se të lejonte largimin e Fernandez. Morgan Rogers u transferua nga Aston Villa për 138 milionë euro, duke vendosur një rekord të ri si blerja më e kushtueshme në historinë e klubit.

Liverpooli ndërkohë i pagoi PSG-së 125 milionë euro për Bradley Barcolën. Anësori francez u largua nga Parisi pas tre sezonesh, gjatë të cilave regjistroi 39 gola dhe 37 asiste në 152 paraqitje. Marrëveshja përmban edhe 20 milionë euro të tjera në formën e bonuseve, ndaj vlera totale mund të jetë më e lartë.

Tottenham Hotspur është klubi tjetër me prani të spikatur në këtë renditje, pasi ka tre futbollistë mes dhjetë transferimeve më të shtrenjta. Spurs pagoi 108 milionë euro për Sandro Tonalin e Newcastle, 99 milionë euro për Mateus Fernandes të West Hamit dhe 87.7 milionë euro për Savinhon e Manchester Cityt.

Për këto tri blerje, Tottenham shpenzoi pothuajse 295 milionë euro.

Real Madridi është i vetmi klub jashtë Ligës Premier që figuron në dhjetëshen kryesore. Gjigantët spanjollë investuan 125 milionë euro për 19-vjeçarin Yann Diomande, të marrë nga RB Leipzig. Anësori nga Bregu i Fildishtë ka firmosur kontratë deri në vitin 2033. Nëse aktivizohen edhe 15 milionë eurot e bonuseve, marrëveshja mund të arrijë në 140 milionë euro. Shuma fikse e paguar për të është më e madhja në historinë e Real Madridit për një futbollist.

Edhe Bruno Guimaraes u përfshi në listën e dhjetë transferimeve kryesore. Arsenali pagoi 87.5 milionë euro për mesfushorin brazilian 28-vjeçar, i cili më parë mbante shiritin e kapitenit te Newcastle. Guimaraes ka nënshkruar kontratë katërvjeçare, me mundësinë e zgjatjes edhe për një sezon tjetër.

Dhjetë transferimet më të mëdha të kësaj vere janë:

1. Enzo Fernandez (Chelsea – Manchester City), 146 milionë euro

2. Morgan Rogers (Aston Villa – Chelsea), 138 milionë euro

3. Elliot Anderson (Nottingham Forest – Manchester City), 135 milionë euro

4. Bradley Barcola (PSG – Liverpool), 125 milionë euro

5. Yan Diomande (RB Leipzig – Real Madrid), 125 milionë euro

6. Sandro Tonali (Newcastle – Tottenham), 108 milionë euro

7. Mateus Fernandes (West Ham – Tottenham), 99 milionë euro

8. Ayyoub Bouaddi (Lille – Manchester City), 95 milionë euro

9. Savinho (Manchester City – Tottenham), 87.7 milionë euro

10. Bruno Guimaraes (Newcastle – Arsenal), 87.5 milionë euro

të fundit

Manchester City akuzohet për shkelje të rregullave të Ligës Premier pas suksesit ndaj Liverpoolit

Manchester City ka shkelur një rregull të Ligës Premier, pasi nuk e lejoi trajnerin Enzo Maresca të fliste për radiostacionet…

8 minutes ago

Rooney kritikon Martinezin: Pakënaqësitë duhej të mbeteshin brenda Manchester Unitedit

Wayne Rooney ka kritikuar ashpër Lisandro Martinezin për deklaratat publike ndaj drejtuesve të Manchester Unitedit, duke e akuzuar mbrojtësin argjentinas…

8 minutes ago

West Nile fever claims 11th victim

"Një paciente 66-vjeçare nga Rosomani ka ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, tek e cila u konfirmua në laborator…

10 minutes ago

Police officer in Kratovo criminally charged, suspected of firing several shots into the air

MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër zyrtarit policor i cili dyshohet se ka kryer veprën penale "Shkaktim i…

11 minutes ago

Student protest outside Ministry of Education, Al Jazeera: Young people demand Prime Minister Rama’s resignation and better education!

Al Jazeera ka raportuar për protestën studentore që nisi një ditë më parë, e cila është shoqëruar më tensione dhe…

12 minutes ago

Tensions return outside the Ministry of Education as protesters erect barricades

Tensionet janë rikthyer para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit janë përplasur sërish me efektivët e Policisë. [...] Read More... The…

12 minutes ago