sport

“Topçinjtë” nuk mendojnë vetëm për afrime, Arsenal nxjerr në shitje 24-vjeçarin

Me merkaton e dimrit që është shumë pranë nisjes, klubet kanë filluar të bëjnë gati listat e lojtarëve, që kërkojnë të afrojnë në mënyrë për të forcuar sa më shumë skuadrat e tyre në mesin e sezonit, mirëpo për të afruar lojtarë sa më cilësorë nevojitet një buxhet i madh e për të mos shkelur rregullat e “Fair Play”-t financiar, “gjigantët” e Evropës kanë nxjerrë jo pak lojtarë në shitje.

I tillë është edhe rasti i anglezë të Arsenal, me “Topçinjtë” që presin gjatë muaj janar oferta për 24-vjeçarin e sulmit, Eddie Nketiah, me këtë të fundit, i cili nuk është në planet e teknikut Mikel Arteta e për këtë aryse mund të lërë klubin gjatë merkatos së dimrit, për t’i bërë vend një sulmuesi elitar, siç është “bomberi” i Brentford, Ivan Toney.

Të lidhura

None found

Për Nketiah, nënkampionët e Premier League kërkojnë plot 40 milionë euro, me klube si Ëest ham, Brentford e Crystal Palace, të cilët që prej verës së kaluar janë në “ndjekje” të lojtarit, mirëpo çmimi është tepër i lartë dhe tashmë pritet për të parë nëse “Topçinjtë” do të bëjnë ndonjë tolerim apo jo.

Ndërkaq, pavarësisht faktit se sulmuesi me origjinë ganeze aktivizohet në të shumtën e rasteve, nga stoli, sërish Nketiah ka arritur të shënojë jo pak këtë sezon, teksa në 24 ndeshjet e zhvilluara përgjatë të gjithë kompeticioneve, ku “Topçinjtë” marrin pjesë ka arritur të regjistrojë plot 6 gola, si dhe të dhurojë 4 asistime për shokët e tij të skuadrës. /abcnews.al

Tags: arsenal

të fundit

Vendimi ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, Kuvendi përgatit deklaratë të përbashkët për BE-në, Peleshi: Çast i dhimbshëm

Kuvendi ka mbajtur një qëndrim në lidhje me vendimin e Gjykatës së Hagës që dënoi dje 4 ish-krerët e UÇK-së,…

1 minute ago

Policia sqaron incidentet e mbrëmshme gjatë protestës pranë bazës së EULEX-it

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grup protestuesish ka hedhur sende të forta dhe mjete piroteknike drejt…

10 minutes ago

Volvo përgatit zgjerimin më të madh të gamës në afro një shekull

Volvo po përgatitet për zgjerimin më të madh të gamës së saj të produkteve në gati një shekull.Prodhuesi suedez ka…

12 minutes ago

Gjermania synon të ndalojë zhurmat artificiale të motorëve të automjeteve elektrike

Gjermania po përgatit një ligj që do të ndalojë tingujt artificialë të motorëve të makinave elektrike. Vitet e fundit, marka…

12 minutes ago

Von der Leyen kërkon forcimin e lidhjeve BE-Kanada: Partneriteti nuk synon askënd tjetër

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar forcimin e partneritetit mes Bashkimit Evropian dhe Kanadasë, duke theksuar…

17 minutes ago

Çfarë mbeti e paprovuar nga Prokuroria në procesin ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së?

Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara i shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për katër…

21 minutes ago