Observatori i Futbollit CIES zbuloi këtë të hënë 250 futbollistët më premtues në botë.
Teksa dritarja e transferimeve të verës është afër mbylljes, 386-ta Weekly Post ka analizuar të dhënat e InStat mbi performancën teknike të lojtarëve brenda kornizës së metodës Impact Score, e krijuar rishtazi nga Observatori i Futbollit CIES, për të zbuluar 250 talentet më premtues lindur në vitin 2000 ose më vonë, nga 59 liga në mbarë botën, shkruan albeu.com.
E thënë thjesht, CIES u fokusua në kritere të ndryshme për të përcaktuar premtimet më të mëdha në futbollin botëror. Ndër këto kritere, gjejmë veçanërisht eksperiencën kapitale, kohën e lojës, profilin teknik të lojtarit por edhe paraqitjet e fundit, paraqitjet në krahasim me shokët e skuadrës apo ato në krahasim me kundërshtarët.
Këtu janë 10 talentet më të mëdhenj të lindur në vitin 2000 ose më vonë në 59 liga.
Vinicius Junior Real Madrid
Sandro Tonali Milan
Josko Gvardiol Leipzig
Vitinha PSG
Phil Foden Manchester City
Pablo Gavi Barcelona
Bukayo Saka Arsenal
Ferran Torres Barcelona
Aurelien Tchouameni Real Madrid
Jude Bellingham Borussia Dortmund. /albeu.com/