Tomas Strakosha bën heroin ndaj PAOK-ut, portieri shqiptar pret penalltinë dhe mban në krye AEK-un (VIDEO)

Tomas Strakosha, ishte heroi i AEK-ut të Athinës, në barazimin pa gola ndaj PAOK-ut. Gardiani shqiptar, priti një 11-metërsh në minutën e 12-të, duke i mohuar golin sulmuesit 31-vjeçar Xhorxhos Xhiakomakis.

 

 

Falë këtij barazimi në transfertë ndaj një rivali direkt si PAOK, skuadra e AEK-ut, arriti të ruante kryesimin, teksa në 21 javë ka siguruar 49 pikë, dy më shumë se Olimpiakosi i vendit të dytë.

Me paraqitjet e tij, Strakosha është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës verdhezi.


Shtuar 16.02.2026 09:12