sport

Tmerr në ndeshjen Olympiacos-Panathinaikos, lojtari goditet në kokë, ndërpritet sfida (VIDEO)

Ndërpritet derbi Olympiacos – Panathinaikos. Olympiacos është duke luajtur kundër Panathinaikos në Pire, për javën e tetë në Superligën greke të futbollit. Në “Georgios Kairaiskakis” ndeshja nuk ka zgjatur më shumë se 53 minuta, me tifozët që janë bërë shkaktarë për të ndërprerë sfidën.

Goli i barazimit nga Olympiacos ka sjellë festë te tifozët vendas, që kanë ndezur dhjetra flakadanë dhe fishekzjarre. Një prej tyre ka përfunduar në fushë duke dëmtuar lojtarin e Panathinaikos.

Të lidhura

None found

Juancar po bënte nxehmjen si një opsion për t’u hedhur në fushë, teksa duket se bashku me Verbic që rrëzohen në tokë në minutën e 50-të. Spanjolli Juancar ka marrë ndihmën mjekësore dhe u largua me barelë për në dhomat e zhveshjes.

Së bashku me shokun e tyre, drejt dhomave të zhveshjes u drejtuan edhe lojtarët e Panathinaikos që nuk preferojnë të dalin në fushë, nëse situata nuk qetësohet. Edhe arbitri italian Maresca ndodhet në zhveshtore, ndërsa lojtarët e Olympiacos janë në fushë në pritje të rifillimit.

Pritet që zyrtarët e ndeshjes, arbitrat dhe pjesëtarët e federatës të diskutojnë me përfaqësuesit e skuadrave, nëse loja do rifillojë ose jo.

të fundit

Del në shesh futbollisti që shpërfilli telefonatat e Sergen Yalçınit

Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…

2 minutes ago

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

8 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

11 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

16 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

20 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

21 minutes ago