Kjo e enjte sjell një mbrëmje intensive futbolli evropian, me gjithsej 36 takime të programuara në dy kompeticionet kryesore të klubeve: Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Në Ligën e Evropës luhet xhiroja e pestë, ku spikasin disa përballje me peshë si Crystal Palace-Real Sociedad dhe Olympiacos-Milan, ndërsa klubet e mëdha synojnë të avancojnë më tej drejt fazës me eliminim direkt.
None found
Në anën tjetër, Liga e Konferencës zhvillon xhiron e katërt me 18 ndeshje të tjera në kalendar. Mes skuadrave që hyjnë në fushë është edhe Egnatia, e cila përballet me Lincoln Red Imps në një sfidë kyçe për rrugëtimin e klubit shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Në Ligën e Evropës, disa nga duelet më tërheqëse të mbrëmjes përfshijnë Celta Vigo-Bournemouth, Dinamo Zagreb-Bayer Leverkusen dhe Juventus-Omonia. Gjithashtu në fushë do të zbresin skuadra si Besiktas, Benfica dhe Marseille, të cilat kërkojnë të përmirësojnë pozicionet e tyre në renditje.
Ndërkohë, Liga e Konferencës ofron po aq emocion me takime si Brighton-Universitatea Craiova, Hearts-Monaco, Borac-Atalanta, Gent-Crvena Zvezda dhe Freiburg-Tëente, që pritet të tërheqin vëmendjen e tifozëve.
Për tifozët shqiptarë, vëmendja kryesore do të jetë te ndeshja Egnatia-Lincoln Red Imps, ku skuadra nga Rrogozhina do të kërkojë një rezultat pozitiv në këtë fazë të garës. Takimi është planifikuar për në orën 18:45 në “Arenën Kombëtare”.
Të gjitha ndeshjet e ditës garantojnë një mbrëmje plot futboll, rivalitet dhe emocione në të dyja kompeticionet evropiane.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…