Titulli i Serie A, Capello: Interi e ka të fituar, Milani e humbi me Napolin

Fabio Capello është shprehur pas ndeshjeve të djeshme, se Interi pas fitores me Torinon e ka titullin e fituar dhe për këtë komplimentoi trajnerin, Antonio Conte.

“Zikaltërit” tani janë 9 pikë larg vendit të dytë, që momentalisht mbahet nga Milani, e cili ditën e djeshme humbi ndaj Napolit.

“Unë kam thënë që me javë të tëra që Interi tashmë e ka fituar kampionatin,” tha Capello për “Sky Sport Italia”. “Unë e kam thënë këtë që kur Milani humbi kundër Spezias dhe unë e konfirmoj atë sot.”

Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez shënuan nga një në fitoren në “Stadio Grande Torino” dhe Capello foli edhe për këtë dyshe sulmuese.

“Në një nivel teknik, unë nuk mendoj se ka ndonjë diskutim” tha ai. “Lautaro është më superior se Lukaku.”

“Lukaku është fizikisht më i fortë, ai është më i shpejtë, por Lautaro është absolutisht superior teknikisht”, tha Conte në fund /albeu.com/


Shtuar 15.03.2021 13:01