Tirana do të përballet sot me Vorën në kuadër të javës së tretë të “Abissnet Superiore”. Takimi do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe do të nisë në orën 16:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç, foli për përgatitjet e skuadrës dhe pritshmëritë e tij.
None found
Kroati tha se ekipi ka analizuar humbjen ndaj Teutës dhe ka punuar për të korrigjuar problemet e shfaqura në atë takim. Sipas tij, futbollistët janë në gjendje të mirë dhe atmosfera në grup është përmirësuar pas ditëve të para të vështira.
“Jemi përgatitur dhe do të përpiqemi të zhvillojmë një ndeshje sa më të mirë. E kemi shqyrtuar takimin me Teutën, duke u ndalur te gjërat që bëmë si duhet dhe te ato ku dështuam. Kemi punuar për të ndrequr gabimet, si edhe për disa detaje të reja. Futbollistët janë mirë dhe të kënaqur që ditët e fundit atmosfera ka qenë pozitive. Në fillim ishin të mërzitur për humbjet dhe paraqitjen tonë, por tashmë e kanë kuptuar se çdo gjë mund të përmirësohet. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë dhe jemi gati”, u shpreh Klafuriç.
Për trajnerin e Tiranës, Vora ka treguar cilësi në dy ndeshjet e para, megjithatë ai beson se skuadra e tij është më e fortë. Klafuriç theksoi se kjo duhet dëshmuar në fushën e lojës.
“Nga ajo që kam parë në dy ndeshjet e fundit, Vora është një ekip i mirë. E respektoj trajnerin e saj, i cili përdor skema interesante. Megjithatë, besoj se nesër (sot) ne jemi skuadra më e mirë, por këtë duhet ta vërtetojmë në fushë. Më vjen keq që takimi do të zhvillohet pa tifozë, sepse futbolli luhet për njerëzit që vijnë në stadium. Gjithsesi, do të luajmë në shtëpinë tonë dhe kjo përbën një avantazh. Siç kam thënë edhe në dy konferencat e mëparshme, në çdo ndeshje hyjmë me synimin për të marrë 3 pikët. Ky është mentaliteti ynë”, deklaroi ai.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar bashkatdhetarët dhe bashkëveprimtarët e partisë në Bruksel, në kuadër të një organizimi të…
Napoli ka regjistruar një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur Torinon me rezultat 1:0 në stadiumin “Diego Armando…
Chelsea po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa humbja e thellë 4-1 ndaj Leeds United ka shtuar edhe më shumë…
Shqipëria po shton bizneset, por po humbet banorët që duhet të blejnë produktet dhe shërbimet e tyre. Ndërsa numri i…
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar me sukses qitje me municion luftarak nga mortajat 120 milimetra, të integruara…
Një sulm iranian ka goditur një godinë industriale civile në Bahrein, duke shkaktuar zjarr në objekt. [...]Read More...