Tirana regjistroi një tjetër ndarje pikësh, kësaj radhe duke u ndalur nga Elbasani në sfidën e javës së pestë të Superiores. Pas takimit të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, trajneri i bardhebluve, Dean Klafuriç, doli para mediave për të analizuar paraqitjen e ekipit të tij.
None found
“Pjesa e dytë ishte shumë e mirë, a nuk mund të luanit kështu edhe në të parën? Po, pikërisht kështu, u pa qartë ajo që ndodhi në fushë. Në fraksionin e dytë luajtëm shumë mirë dhe pasi lojtarët morën besimin e duhur, arritën të shënonin. E meritonin fitoren për gjithçka që dhanë në fushë,” u shpreh Klafuriç.
I pyetur se çfarë do të bëjë si trajner që skuadra të ketë më shumë besim dhe të sigurojë fitoren, ai u përgjigj: “U thashë lojtarëve të bënin atë që kemi përgatitur dhe stërvitur. Ata duhet të kenë besim nga minuta e parë deri në të fundit. Pësuam dy gola dhe nuk ishim të saktë në rastet që krijuam. Por, pasimi apo gjuajtja e fundit nuk ishin në nivelin e duhur.”
Lidhur me mungesën e Voglit, tekniku bardheblu sqaroi: “Të kushtëzuar për Voglin, ishte çështje taktike apo për shkak të rregullave? Të dyja arsyet. Për shkak të rregullores, jo sepse ai nuk është lojtar cilësor. Në mesfushë kemi superioritet me lojtarët që disponojmë,” përfundoi Klafuriç.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…