Tirana rikthehet te fitorja dhe e bën ndaj Teutës me rezultatin 4-0. Kampionët në fuqi e zgjidhën në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e të dytës, kur i shënuan të tre golat e kësaj sfide.
Redon Xhixha është “ia di” Teutës, që e ka ndëshkuar tetë herë me Laçin dhe Tiranën. Sulmuesi e zhbllokoi rezultatin në minutën e 43-të me një goditje nga jashtë zone, që shtangu portierin Qirko.
None found
Tirana e nisi “zjarr” pjesën e dytë, duke shënuar golin e dytë me Florent Hasanin. Mesfushori me tipare sulmuesi nuk fali pas një pasimi të brazilianit Patrick.
Një gol qetësie, që nuk është se e frenoi Tiranën. Skuadra kryeqytetase shënoi golin e tretë e të katërt (me penallti), sërish me Redon Xhixhën që shkon në kuotën e 5 golave në kampionat dhe kryeson listën e golashënuesve për momentin.
Tre pikë të arta për Tiranën, që ngjitet në vendin e dytë në pritje të dueleve të tjera të kësaj jave të Superiores. Durrsakët vijojnë të mos fitojnë, teksa në 5 javë kanë dy humbje e tre barazime dhe renditen të parafundit.
Real Madridi ka arritur marrëveshje me portierin belg Thibaut Courtois për vazhdimin e kontratës, duke siguruar qëndrimin e tij në…
Marina Fara ka publikuar në Instagram një fotografi të shoqëruar me një mesazh mbështetës, për nënën e saj Eli Fara.…
BDI kërkon nga MPB të publikojë raportin e plotë policor lidhur me ndërhyrjen e 7 tetorit, gjatë së cilës dy…
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, së fundmi, është rikthyer në vëmendjen e mediave rozë,…
Erza Limani, ish-recepcioniste e hotelit “Sonoma”, ka rrëfyer në Gjykatën Themelore në Prishtinë momentet pas rënies së Maria Clarës nga…
Më 29 tetor në Apel shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, ankesë paraqiti edhe familja e Liridona Ademajt Më 29 tetor,…