sport

Seferi e Xhixha të pandalshëm, Tirana i jep një goditje të fortë Kukësit (VIDEO)

Tirana ka shkëlqyer kundër Kukësit, duke triumfuar me rezultatin 4-0 ndaj Kukësit rival për titullin kampion. Kryesuesit e kampionatit e kanë çuar në 9 pikë diferencën me verilindorët dhe Laçin që nesër pret Partizanin.

Taulant Seferi dhe Redon Xhixha ishin protagonistët e kësaj ndeshjeje. Sulmuesi nga Kumanova realizoi që në minutën e tretë, por VAR e ndaloi atë. Më parë ai provoi të gjuante mbi traversë dhe ia la radhën laçianit të provonte.

Të lidhura

None found

Në dy raste Xhixha u ndal nga portieri Xhika, ndërkohë që Kukësi kishte më pas një mundësi të mirë të realizonte me Mustën. Elbasanasi nuk ia doli në mundësinë e parë të Kukësit dhe në të 38’ Tirana e zhbllokoi ndeshjen.

Taulant Seferi nuk fali me kokë pas një topi të futur në zonë nga Hoxhallari (SHIKO VIDEON). Goditjen që mori Kukësi e shfrytëzoi Xhixha, i cili për pesë minuta i ndëshkoi verilindorët për të dytën herë (SHIKO VIDEON). Më pas Ndreca rrezikoi për Kukësin, por vetëm kaq.

0-2 në 45 minuta dhe më pas skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes. Me vrull nisi edhe pjesa e dytë, teksa Seferi shënoi sërish dhe u ndal nga arbitri anësor për pozicion jashtë lojë. Një minutë më pas, 53’, Musta kishte mundësinë e artë për ta hapur ndeshjen.

Anësori i majtë gjuajti mbi tra, ndërsa dhjetë minuta më pas Redon Xhixha i dha goditjen e tretë skuadrës së Kukësit (SHIKO VIDEON). Me rezultatin 3-0 nuk kishte më asnjë shpresë, por Tirana nuk u mjaftua me kaq, pasi Seferi në minutën e parë shtesë shënoi edhe golin e katërt në portën e Xhikës (SHIKO VIDEON). /

Për më tepër ndiqni live rezultatet e ndeshjeve: https://albeu.com/livescore/

të fundit

Protestat në Tiranë/ Media franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit! Studentët janë ngritur, kanë vënë pushtetin nën presion

Media franceze La Releve et La Peste, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar shndërrimin…

5 minutes ago

Senati amerikan do të ketë njëkohësisht tre gra afrikano-amerikane për herë të parë

Zgjedhja e demokratëve Julianna Stratton si senatore e re e Illinois shënon një moment historik për përfaqësimin e grave afrikano-amerikane…

5 minutes ago

Vllaznia vijon t’u japë besim të rinjve, prezanton talentin e shtatë nga akademia

Seralb Hotaj Seralb Hotaj është i radhës që firmos kontraëtn e parë si profesionist me Vllazninë [...]Read More...

5 minutes ago

UNICEF: Nga 3.4% në 10% raportimi i tentimvetëvrasjeve mes nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë

Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në…

6 minutes ago

Oliver Millanov steps down as head of the FVA, government appoints Jovica Andovski

Oliver Millanov dha dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qeveria emëroi Jovica Andovski, ish-zëvendësministrin…

12 minutes ago

The “My VAT” payment for the third quarter must be completed by November 30

Qytetarët që skanuan faturat fiskale përmes aplikacionit "MojDDV" në periudhën nga korriku deri në shtator së shpejti do të marrin…

13 minutes ago