Tirana “pa frena” në merkato, bardheblutë gjejnë akordin me talentin shqiptar që ka luajtur te akademia e Portos

Merkato janari dhe Tirana ka nisur me ndryshimet dhe lëvizjet e saja. Drejtori sportiv Omer Bunjaku, është i gatshëm që ekipit të trajnerit, Ardian Nuhiu të mos i mungojë asgjë, madje të ketë dhe hyrje të reja shumë premtuese.

Kryeqytetasit kanë bërë shumë largime që në fillim të këtij viti, por nuk kanë munguar as prezantimet e lojtarëve të rinj. Ndërsa emri i cili po lakohet më shumë është mbrojtësi Diar Halili. Ky i fundit luan për ekipin e Prishtinës.

Qendërmbrojtësi 22-vjeçar ka gjetur akordin me Tiranën dhe pritet të bëhet pjesë e tij në ditët në vijim. Halili ka eksperiencë në Superligën e Kosovës me Prishtinën, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Vjosës, Besës dhe 2 Korrikut në kampionatin kosovar, si dhe ka qenë për një vit pjesë e ekipit të Portos U19 në Portugali.


Shtuar 6.01.2026 21:46