Tirana në “heshtje”, Zrinjski fiton minimalisht ndaj ekipit të Shehit

Tirana ka humbur ndeshjen e parë ndaj ekipit boshnjak të Zrinjski me rezultatin 0-1.

Miqtë kaluan në avantazh në minutën e 12-të me anë të një 11 metërshi të akorduar nga gjyqtari kryesor. Bilbija ka marrë përsipër të ekzekutojë një penallti të akorduar dhe nuk ka gabuar përballë portierit Bekaj. Vesel Limaj preku topin me dorë brenda zonës dhe gjyqtari ka bërë me shenjë drejt pikës së bardhë. Pjesa e parë nuk kishte shumë raste për Tiranën pasi boshnjakët kanë kontrolluar pothuajse të gjithë ndeshjen, madje duke humbur edhe disa raste.

Pjesa e dytë u mendua se do të ndryshonte për ekipin e drejtuar nga Orges Shehi por situata nuk ndryshoi. Të gjitha statistikat flisnin në favor të ekipit të Zrinjski. 45 minutat e dyta ishin intensive ku dhe ndërhyrjet nuk mungonin. Seferi tentoi të brazonte disa herë rezultatin por nuk mundi të shënonte.

Kështu, Tirana duhet të presë ndeshjen e kthimit e cila do të luhet më 28 korrik./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.07.2022 21:55