sport

Tifozi i Shqipërisë bën tautazh emrin e Armando Brojës, shikoni sesi reagoi sulmuesi ynë kur e pa

Pavarësisht nëse është në formë të mirë ose jo, pavarësisht nëse është i dëmtuar ose jo, Armando Broja është për shumëkënd sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave te Kombëtarja.

Sigurisht, në statistika, Broja nuk ka bërë ende asgjë te Shqipëria, por në stilin e lojës së tij, për aq sa njerëzit kanë parë futboll, shumë mendojnë se kuqezinjtë nuk e kanë pasur një lojtar të këtij kalibri më herët.

Të lidhura

None found

Mjafton të theksojmë se ky lojtar është pjesë e Chelsea, për të treguar sesa vlen. Madje një detaj akoma më i rëndësishëm është fakti se Broja ka kaluar dëmtimin më të rëndë që mund të pësojë një lojtar, këputje e ligamentit.

Dhe pavarësisht të gjitha këtyre probleme, ai sërish konkurronte dhe merrte po shumë minuta karshi Aubameyang apo Jackson të formës më të mirë. Pyetja është, çfarë do të ndodhte nëse Armando Broja do të ishte i formës ideale dhe këta lojtarë do të kishin këputur ligamentin? Me siguri që askush nuk do ta shihte fushën para Brojës.

Dashuria e shqiptarëve është e madhe për këtë lojtar. Ata e kthyen Southamptonin si një Kombëtare të dytë, duke i njohur lojtarët e kësaj skuadre në kohën e Brojës më mirë se ata të Shqipërisë. Por edhe te Chelsea, shqiptarët e kanë treguar mbështetjen e madhe për të. Ndërkohë edhe Armando Broja nuk i ka zhgënjyer, duke festuar gjithmonë me shqiponjë.

Por dashuria e një tifozi shqiptar për Brojën ka shkuar edhe më larg, duke e bërë tatuazh në trup, nga ato tatuazhe që ngelin përjetë dhe nuk fshihen kurrë. Bëhet fjalë për Gëzim Bajramin, një tifoz i Shqipërisë i cili ka shkruar në krahun e tij: “Broxha”. Në një rrëfim për “Gazeta Blic Sport” me gazetarin Lorik Jashanica, Bajrami ka treguar më tepër rreth këtij tatuazhi.

“Broxha” dhe jo Broja, për shkak se kjo është mënyra sesi e thërrasin komentatorët britanik dhe tifozët atje. Duke qenë se ky lojtar është kthyer në një ambasador të madh të Shqipërisë, tifozi ka vendosur që ta bëj tatuazhin duke e shkruar…”Broxha”.

“Brojën e kam pëlqyer shumë te Chelsea, na lidh diçka më shumë, pasi ne si tifoz e kemi një lojtar më të veçantë, që e admiron më shumë. Brojën e kam parë si lojtar të ri dhe kam shpresuar gjithmonë në kualitetin e tij. Duke parë golat e tij me Chelsea dhe me Shqipërinë, duke parë dashurinë dhe afërsinë e tij, mora vendimin për të bërë tatuazhin.

Në Angli e quajnë “Broxha”, gazetarët, analistët dhe ekspertët. Një ditë prej ditëve, vendosa për të bërë këtë tatuazh. Të gjithë u çuditën. Kanë qenë nja dy tre momente gjatë nxehjes së lojtarëve dhe kam qenë në stadium aty poshtë, afër fushës. Broja e ka parë tatuazhin dhe është afruar. Reagimi i tij ishte thjeshtë: “Uau”. I erdhi shumë mirë kur e pa dhe u habit” tha Bajrami.

të fundit

Konjufca akuzon Serbinë se po e përdor fenë për interesa politike

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të…

29 seconds ago

PSG triumfon 4-2 ndaj Barcelonës, Doue shkëlqen ndërsa Cancelo zhgënjen

Paris Saint-Germain ka marrë një fitore të madhe në shtëpi ndaj Barcelonës.Kampioni i Francës zhvilloi paraqitje të shkëlqyer për të…

3 minutes ago

Ish-mesfushori i Liverpoolit vlerëson Ernest Muçin: Ishte lojtari i ndeshjes, zhvilloi një paraqitje fantastike

Ernest MuçiTrabzonspor mori fitore të bujshme 2–0 kundër Besiktas, duke ia ndalur “hovin” bardhezinjve të Stambollit, sikurse duke i treguar…

8 minutes ago

Raphinha pranon se disfata nga PSG ishte e mundshme: Barcelona duhet të mendojë për Real Madridin

Raphinha nuk është shprehur shumë i zhgënjyer pas humbjes së Barcelonës me rezultat 4-2 ndaj Paris Saint-Germain, duke thënë se…

9 minutes ago

Në Këshillin e Sigurimit, BE-ja vë në pah rolin e dialogut në rrugën evropiane të Kosovës

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara…

12 minutes ago

Kush është Ismet Habili, burri nga Kavaja që u vra brenda Volvos në Tiranë

Policia e Tiranës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në…

20 minutes ago