Categories: sport

Ismet Munishi tregon çfarë i duhet Brojës për t’u rikthyer në nivelin e dikurshëm

Trajneri shqiptar i Kosovës, Ismet Munishi, ka komentuar së fundmi situatën e Armando Brojës dhe ka dhënë këndvështrimin e tij mbi mënyrën se si sulmuesi shkodran mund të rikthehet në formën e tij më të mirë.

Të lidhura

None found

Sipas Munishit, gjithçka lidhet me aspektin psikologjik dhe me mënyrën se si trajneri sillet me futbollistin. Ai thekson se Broja ka nevojë për mbështetje dhe për një raport të ngrohtë me teknikun e skuadrës.

“Gjithçka është psikologjike. Armando Broja është një karakter që kërkon përkrahje dhe duhet të ndihet i afërt me trajnerin. Edhe pse ka punuar me shumë trajnerë të mëdhenj, deri tani askush nuk ka ditur t’i nxjerrë realisht maksimumin.

Broja është disi i ndjeshëm dhe me lojtarë të tillë duhet treguar kujdes i veçantë. Ata preken lehtë dhe kanë nevojë për mbështetje. Asnjë trajner nuk ka arritur t’i marrë më të mirën Brojës te Kombëtarja”, është shprehur ai.

Munishi beson se Fatih Tekke mund të jetë trajneri i duhur për Brojën, duke marrë si shembull punën që bëri me Ernest Muçin te Trabzonspor.

“Broja dhe Muçi kanë ngjashmëri edhe në karakter. Kjo është sfida e trajnerit: ta rikthejë Brojën në formën e tij më të mirë, sepse bëhet fjalë për një lojtar të rrallë. E njëjta vlen edhe për Mirlind Dakun, Arbër Hoxhën e të tjerë.

Nuk është sfidë për trajnerin të motivosh Ylber Ramadanin, i cili është një luftëtar në fushë dhe jep 100 për qind, apo lojtarë si Gjimshiti dhe Ismajli. Futbollistë si Broja dhe Muçi kërkojnë një qasje të veçantë nga trajneri”, ka deklaruar Munishi.

të fundit

Four Poles arrested after damaging entrance to military warehouses in Tetovo

SPB Tetovë njofton se janë ndaluar katër shtetas polakë pasi dëmtuan derën e magazinave ushtarake në Erebinë në Tetovë."Më 28.09.2026…

13 seconds ago

Lamborghini: Supermakinat e së ardhmes duhet të ofrojnë më shumë se shpejtësi

Dikur formula për të ndërtuar një supermakinë ishte e thjeshtë: shumë shpejtësi, dizajn spektakolar, motor ekzotik dhe një çmim marramendës.…

1 minute ago

A Russian profile publicly threatens Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pranuar një kërcënim në rrjetet sociale përmes një profili të dyshimtë nga një person…

1 minute ago

Koha e tepërt para ekranit mund të ndikojë te fëmijët më shumë se varfëria

Ekrani mund t’i dëmtojë fëmijët më shumë sesa varfëria — Klan Kosova [...]Read More...

2 minutes ago

Albanians For America: Vučić’s speech at the UN cannot rewrite Kosovo’s history

Organizata “Albanians For America” ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve…

2 minutes ago

PDK calls for amendments to the Specialist Chambers Law to be approved before October 6

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kërkoi të martën që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë…

2 minutes ago