Një yll i Liverpoolit u detyrua të kufizojë komentet në mediat sociale pasi mori abuzime pas paraqitjes së tij kundër Manchester United.
Pikët u ndanë në Old Trafford pasi Man United dhe Liverpool luajtën një barazim spektakolar 2-2.
The Reds në dukje ishin duke dominuar, deri sa Jarell Quansah gaboi një pasim për Bruno Fernandes, i cili shënoi nga gjysma e fushës.
Quansah në mënyrë të pashpjegueshme mori abuzime në mediat sociale dhe u detyrua të kufizonte komentet në Instagram.
Klopp refuzoi të fajësonte 21-vjeçarin, por i kërkoi atij të mbyllte rrjetet e tij sociale.
“Si një futbollist në Ligën Premier dhe duke luajtur për Liverpoolin, kam lajmin e keq që nuk do të jetë gabimi i fundit në jetën e tij, për fat të keq”, deklaroi ai. “Kështu është jeta. Mendova se ai u përball jashtëzakonisht mirë me të, ne e trajtuam mirë. Por, kur lojtarët tanë në të kaluarën bënin këto lloj gabimesh, nuk kishte media sociale, kështu që shpresoj se ai është mjaft i zgjuar për ta fikur atë”.
“Mos lexoni Daily Mail ose çfarëdo ku shkojnë për njerëzit në këto momente dhe e bëni atë personale. Ai e trajtoi jashtëzakonisht mirë dhe kjo është pjesë e lojës”.
Trajneri gjerman shtoi: “Ne duam të luajmë futboll, të mbajmë topin dhe të luajmë nën presion. Nuk është një situatë e mirë, por ka gabime më të mëdha në futboll dhe nuk u shfrytëzuan, por Bruno e pa mundësinë dhe e shfrytëzoi dhe kjo është si është. Nuk ka absolutisht asnjë faj apo kritikë, aspak, thjesht ndodh. Ai do të mësojë prej gabimit dhe kjo është gjëja më e mirë që mund të ndodhë”, vazhdoi trajneri gjerman.
Pika ndaj Man United e lë Liverpoolin në vendin e dytë me pikë të njëjta me Arsenalin që është lider falë golaverazhit më të mirë. /Telegrafi/