Harry Maguire do të mbetet kapiteni i Manchester United.
Këtë e ka bërë të ditur trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag në një konferencë për shtyp.
Të lidhura
None found
“Harry Maguire është kapiteni. Unë duhet të njoh të gjithë lojtarët, por ai është një kapiten i vendosur dhe ka pasur shumë suksese. Unë nuk e njoh këtë si problem”, tha tekniku i Manchester United.
29-vjeçari u transferua te “Djajtë e Kuq”në vitin 2019 për shumën rekord prej 87 milionë euro, por pavarësisht investimit të madh, paraqitjet e tij kanë bërë shpesh tifozët të revoltohen me mbrojtësin anglez./ h.ll/albeu.com
