Tifozët e West Ham dhe Frankfurt përplasen me njëri tjetrin në rrugët e Spanjës (VIDEO)

Tifozët e West Ham u përleshën me ultrasit e Eintracht Frankfurt në skena të dhunshme në Sevilje.

Tifozët e “Hammers” u shënjestruan nga huliganë që tundnin shishe dhe shkopinj druri në qendër të qytetit të mërkurën mbrëma.

Të dy grupet e tifozëve udhëtues janë në Sevilje për ndeshjet e skuadrave të tyre përkatëse në Europa League.

Frankfurt mundi Real Betis në ndeshjen e parë dje përpara se Sevilla të presë West Hamin këtë mbrëmje.

Por shumë londinez u nisën për në Spanjën jugore të mërkurën për të zgjatur udhëtimin.

UEFA e çoi përpara ndeshjen Betis-Frankfurt për të shmangur dy ndeshje në të njëjtën natë në qytet.

Megjithatë, me sa duket, kjo nuk parandaloi telashet e turmës.

Pamjet dyshohet se tregojnë huliganë që mbështesin skuadrën e Bundesligës duke formuar një grup të madh dhe duke koordinuar një sulm koreografik ndaj tifozëve të “Hammers”.

Një video tjetër tregon karriget dhe tavolinat duke u hedhur dhe gotat e copëtuara me njerëzit që dëgjoheshin duke bërtitur ‘hajde West Ham’.

Nuk dihet se çfarë e ndezi armiqësinë e furishme në rrugë jashtë lokalit irlandez.

Policia spanjolle mbërriti në vendin e ngjarjes së shëmtuar.

Siç raporton “The Telegraph”, ata qëlluan me plumba gome në përpjekje për të de-përshkallëzuar situatën e zemëruar dhe të frikshme.

Tifozët anglezë të futbollit kanë hasur më parë me forcën e plotë të policisë spanjolle të ashpër me Leicesterin që vizitoi Seviljen dhe Madridin në pjesëmarrjet e tyre në Champions League në 2017./ h.ll/albeu.com

Shtuar 10.03.2022 10:32