Tifozët e Manchester City “pushtojnë” fushën, Guardiola nuk i mban dot lotët (VIDEO)

Manchester City u shpall kampion i Anglisë pas një përmbysje të çmendur në sfidën me Aston Vilën, me Pep Guardiolën që fiton titullin e tij të 4-të kampion me skuadrën angleze.

Pas fundit të takimit, një festë e çmendur shpërtheu në fushën e “Etihad”, me tifozët që nuk nguruan të shkonin të përshëndesnin heronjtë e tyre.

Lojtarët u detyruan të dilnin me badigarda nga fusha me tifozët që i zinin rrugën.

Nga ana tjetër, tekniku spanjoll nuk i mbajti dot lotët pas këtij suksesi të veçantë.


Shtuar 22.05.2022 20:14