Tifozët e futbollit “fërkojnë” sytë, mendojnë se kanë parë Maradonën duke bërë stërvitje (VIDEO)

Një pjesë e tifozëve të futbollit janë të bindur se kanë parë legjendën e futbollit Diego Maradona në terrenin stërvitor të Dundee United.

Maradona u nda nga jeta nga një atak në zemër në nëntor 2020 në shtëpinë e tij në Bueno Aires, në moshën 60-vjeçare. Megjithatë, duket se jo shumë janë të bindur se i madhi i futbollit nuk është më, gati dy vjet pasi ai u largua nga kjo botë.

“The Sun” raporton se disa tifozë të futbollit mendojnë se e kanë parë Maradonën duke bërë vrap në bazën stërvitore të Dundee United. Në videon e mëposhtme, duket një person i cili në fillim ishte i paidentifikuar me një model flokësh të ngjashëm me Maradonën dhe me tutat sportive të shkurtra si në kohën e legjendës argjentinase. Në mënyrë të pabesueshme, njëriu misterioz vraponte dhe kishte të njëjtat lëvizje si ikona e futbollit botëror.

Ndërkohë, raportet locale sugjerojnë se figura në fjalë mund të jetë një student nga Universiteti St Andreë, ku stërvitet Dundee United./h.ll/albeu.com


Shtuar 2.09.2022 09:39