Thellohet skandali, 5 klube përfshihen në mashtrime, mes tyre Napoli dhe Roma

Nga drejtësia e zakonshme tek drejtësia sportive. Federata Italiane e Futbollit po heton gjithashtu çështjen që lidhet me mashtrimet financiare të Juventusit dhe jo vetëm.

Një hetim që i parapriu atij të “Guardia di Finanzia” që kontrolloi zyrat e Juventusit mbrëmjen e së premtes.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, Federata Italiane e Futbollit dje ka kërkuar dokumentet nga Prokuroria Publike e Torinos me qëllimin për të shtuar pjesë të reja të kësaj çështjeje.

Në muajin tetor, Komisioni Mbikëqyrës i Klubeve, dërgoi një raport të dytë, pas atij të mëparshëm të dërguar në majin e kaluar, mbi të cilin u bazuan gjetjet e rasteve të dyshimta.

Në qendër të çështjes federale, nuk është vetëm klubi i Juventusit, por edhe 5 klube të tjera, të cilat kanë përfunduar në lupën e hetuesve për disa transferime në merkato, ku këto klube thuhet se janë: Genoa, Sampdoria, Atalanta, Roma dhe Napoli.


Shtuar 28.11.2021 12:00