Armando Broja po vazhdon shkëlqimin në Premier League. Paraqitjet e tij kanë bërë që për të flitet shumë. Për sulmuesin shqiptarë mediat britanike shpesh herë i kanë kushtuar artikuj ndërsa vënë në pah edhe cilësitë e 20-vjeçarit.
“The Sun” ” ka ardhur me një artikull ku shkruhen statistikat e pakundërshtueshme në lidhje me krahasimin mes Armando Brojës dhe Romelu Lukakut. Media në fjalë shprehet se “xhevahiri” i Shqipërisë lë mbrapa sulmuesin e njohur belg, Romelo Lukakun, ndërsa janë statistikat ata që e thonë diçka të tillë.
None found
“Sulmuesi ka shënuar gjashtë gola në Premier League këtë sezon, që është më shumë se të gjithë sulmuesit e Thomas Tuchel. Kjo do të thotë se futbollisti shqiptar ka shënuar më shumë herë se 97.5 milion paund që nënshkruar me Romelu Lukaku, Hakim Ziyech, Kai Havertz, Christian Pulisic, Timo Werner dhe Callum Hudson-Odoi.
20-vjeçari kryeson gjithashtu në kategorinë e minutave për gol, pasi shënon çdo 205 minuta në krahasim me Werner, i cili vjen i dyti me 258 minuta. Broja vjen i dyti në minuta për gol ose asistim me të njëjtën statistikë, çdo 205 minuta dhe vjen pas 198 minutave të Ziyech.
Asi i Shenjtorëve është edhe dribluesi më i mirë i grupit me 1.8 driblime të suksesshme për 90 minuta, duke kaluar sërish çdo lojtarë të Chelsea. Statistika e pasimeve të sakta nuk është aq e mirë për Brojën, por ai sërish performon po aq mirë apo edhe më mirë se Lukaku në të gjitha kategoritë e lartpërmendura”, shkruhet në artikull. /h.ll/albeu.com
Sistemi kombëtar i identifikimit elektronik në Norvegji, ID-porten, është bërë objekt i një sulmi kibernetik të tipit DDoS. [...]Read More...
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…
Rikthimi i Kosovës në lobimin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vjetësh pa një…
Olimpija Ljubjana ka marrë fitoren përballë Kalcer Radomije [...]Read More...
Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje…
Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…