Tevez bëhet trajner, ja ekipi që do drejtojë

Carlos Tevez është një hap larg marrjes së detyrës si trajner i Rosario Central.

Sipas të përditshmes argjentinase “Ole”, Apache do të kishte takuar zëvendëspresidentin e Akademisë Gialloblu Ricardo Carloni dhe do të kishte dëgjuar me vëmendje dhe entuziazëm propozimin e klubit Rosario.

Pas dorëheqjes së trajnerit Leandro Somoza, i pakënaqur me drejtuesit që nuk e kënaqën në merkato, vëmendja e Rosarios do të ishte fokusuar e gjitha tek Carlitos Tevez, i cili do të zgjedhë vendimin më të mirë për të ardhmen e tij me familjen. /albeu.com/


Shtuar 16.06.2022 17:24