Categories: sport

Edlir Tetova e çon Teutën në krye të Superiores: Ishim në rrezik të pësonim barazimin

Teuta triumfoi 2–0 ndaj Vorës në stadiumin “Niko Dovana”, duke marrë tri pikët që e ngjitën përkohësisht në krye të Superiores. Pas 4 javësh kampionat, skuadra durrsake numëron 10 pikë. Në përfundim të takimit, trajneri Edlir Tetova analizoi paraqitjen e ekipit dhe foli për objektivat e sezonit.

Të lidhura

None found

“Pozicioni në renditje është ende i përkohshëm, pasi rivalët nuk i kanë zhvilluar të gjitha ndeshjet. Ajo që më gëzon janë pikët e grumbulluara. Në aspektin e manovrës kemi bërë një punë shumë të mirë, veçanërisht në krahun e djathtë”, deklaroi Tetova.

Ai pranoi se në pjesën e dytë skuadra kaloi një moment pasigurie. “Për rreth 10 minuta patëm panik dhe kjo është diçka që nuk më pëlqeu. Ndryshimet që bëmë na ndihmuan të rikthenim orientimin në fushë. Për ndërprerjen e dritave nuk kam informacion”, tha trajneri i Teutës.

I pyetur për mundësinë e fitimit të titullit, Tetova theksoi se fokusi mbetet te ndeshja e radhës. “Për momentin ndihemi mirë për shkak të pikëve, por objektivi ynë është sfida e ardhshme. E kam ndërtuar ekipin duke u bazuar te karakteristikat e lojtarëve që kam në dispozicion”, u shpreh ai.

Trajneri vlerësoi përmirësimin në sulm, por nënvizoi edhe rrezikun që erdhi nga hapësirat e lëna në mesfushë. “Sot patëm progres në fazën ofensive. Megjithatë, sa herë që toleruam në mesfushë, Vora na vuri në vështirësi. Ndeshja mund të kishte përfunduar edhe në barazim”, deklaroi Tetova.

Sa i përket repartit mbrojtës, ai kërkoi më shumë agresivitet dhe foli edhe për gjendjen e disa lojtarëve. “Në mbrojtje nuk ishim aq agresivë sa duhet. Nuk duam ta sakrifikojmë Pedron, pasi sapo është rikthyer nga dëmtimi. E njëjta situatë vlen edhe për Dacin, i cili duhet të përshtatet me kërkesat e mia”, u shpreh trajneri.

“Teuta do të marrë pikët që do të jenë në dispozicion, por është ende shumë herët të flasim për titullin kampion. Fakti që gjatë analizave vazhdojmë të evidentojmë mangësi tregon se ekipi nuk është ende në nivelin ku duhet. Kemi lojtarë me uri dhe dëshirë për të fituar, ndaj besoj se do të përmirësohemi javë pas jave”, përfundoi Edlir Tetova.

të fundit

The boulevard lit up by mobile phones as protesters demand resignation

Sot po mbahet protesta e 105 në Tiranë, ku në shesh është edhe diaspora. Gazetari Osman Stafa mbajti fjalën e…

48 seconds ago

Mazonakis’ death revives debate over alternative therapies, hematologists say: Get informed before any procedure

Njoftimi i Shoqatës Helenike të Hematologjisë pas vdekjes së papritur të këngëtarit Giorgos Mazonakis ka rikthyer në vëmendje debatin mbi…

1 minute ago

Those who have robbed us for 30 years should end up in handcuffs” / Protester levels accusations against Zegjine Caushi: One year as an MP and a €250,000…

Një qytetare në protestën e 105 në Tiranë kundër Ramës, ka shprehur revoltën e saj kundër qeverisë dhe kryeministrit. Gjithashtu…

2 minutes ago

Two people accused of defrauding a police officer with a promise of a kidney transplant

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë nën dyshimin për mashtrim ndaj Valmir Hajrullahut dhe Avdyl Kryeziut, të cilët, bashkë…

4 minutes ago

Bulevardi ndriçohet nga celularët, protestuesit kërkojnë dorëheqje

Sot po mbahet protesta e 105 në Tiranë, ku në shesh është edhe diaspora. Gazetari Osman Stafa mbajti fjalën e…

4 minutes ago

Vjosa Osmani speaks about her relationship with Albin Kurti: Differences between us persist

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për marrëdhënien e saj me kryetarin e VV-së, Albin Kurti, duke pranuar se…

4 minutes ago