Categories: sport

Teuta mposhtet edhe në Moldavi, Liga e Konferencës shansi i radhës

Teuta zhgënjen sërish ndaj Sheriffit të Tiraspolit, teksa pas humbjes së thellë 0-4 në “Niko Dovana”, është mposhtur edhe në sfidën e kthimit në Moldavi, këtë herë me rezultatin minimal 1-0, duke i dhënë zyrtarisht lamtumirën Ligës së Kampionëve, që në turin e parë eliminator.

Ndonëse për kualifikimin gjithçka ishte vendosur që në Durrës, pritej që kampionët e Shqipërisë të bënin një reagim krenarie në transfertën moldave, por u shfaqën sërish të pafuqishëm dhe inferiorë ndaj kundërshtarit.

Të lidhura

None found

Përveç Dejvi Bregut të larguar, trajneri Edi Martini kishte lënë në stol edhe emra si Aleksi, Jackson e Kallaku, teksa nga minuta e parë luajtën Karabeci, Daja, Gruda e Kotobelli, megjithatë këto ndryshime nuk patën aspak impakt pozitiv në lojë.

Në “Stadionul Sheriff” vendasit e nisën vrullshëm dhe ishte sulmuesi që shënoi golin e katërt në Durrës, maliani Adama Traore, ai që dërgoi topin në rrjetën e portës së Frashërit, që në minutën e 6’ të takimit.

E gjithë pjesa e parë u zhvillua nën dominimin e Sheriffit, që kërcënoi disa herë portën e Frashërit, ndërsa nga ana tjetër durrsakët u panë konfuzë në lojë dhe nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm shënimi.

Edhe pjesa e dytë pati pak a shumë të njëjtën tablo loje, me Teutën të paqartë dhe të paaftë për të kërcënuar portën e vendasve, të cilët ulën disi ritmin, por gjithsesi ia dolën të marrin fitoren 1-0 dhe të kualifikohen për në turin e dytë eliminator me rezultatin e përgjithshëm 5-0.

Nga ana tjetër Teuta e mbyll me turp prezantimin në Ligën e kampionëve, pasi jo vetëm që eliminohet nga një kundërshtar modest, por nuk arrin të shënojë asnjë gol, gjithsesi aventura europiane e durrsakëve do të vijojë në Conference League, pasi do të përballet me skuadrën nga Andorra, Inter de Esclades, në turin e dytë eliminator.

të fundit

Gosnell: Nuk u dëshmua se Thaçi dhe Kilaj tentuan të pengonin drejtësinë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 tetor 2023,…

3 minutes ago

Ministri Ervin Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e dokumenteve të identifikimit për kategoritë në nevojë! Ja kush përfiton

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka firmosur urdhrin për uljen e tarifave të pajisjes me pasaporta dhe karta…

7 minutes ago

Carvajal shpjegon pse u largua nga Real Madridi

Lojtari i ri i Getafes, Dani Carvajal, ka folur hapur rreth largimit të tij nga Real Madridi verën e këtij…

10 minutes ago

Shpërdorim detyre/ Fredi Kokoneshi dënohet me 1 vit burg dhe 3 vite ndalim të funksioneve publike, shpallen fajtorë edhe tre të tjerë

Ish- kreu i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, është dënuar me 1 vit burgim për veprën penale të “Shpërdorimit të…

11 minutes ago

Gosnell: Thaçi dhe Smakaj biseduan për dëshmitarin Bislim Zyrapi

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen…

13 minutes ago

Gjyqtari Gosnell: Kontakti me Rrustem Mustafën përbën tentativë për pengim të drejtësisë

Gjyqtari Christopher Gosnell tha se në rastin e Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut bëhet fjalë për tentativë të pengimit të…

13 minutes ago