Partizani është skuadra e vetme nga skuadrat shqiptare që duhet pranuar se ka bindur në raundin e parë eliminator të Conference League.
Skuadra e Ilir Dajës fitoi ndeshjen e parë 5-2 ndaj Sfintul dhe në atë të kthimit u dha sërish leksion moldavëve në shtëpinë e tyre me rezultatin 3-2.
None found
Edhe pse takimi nisi jo mirë ku Sfintul gjeti që në minutën e 4′ golin me penallti, të kuqtë reaguan menjëherë dhe barazuan në 15′ me Tedi Carën teksa në 42′ barazuan sërish me Junior pasi Sfintul kishte kaluar në avantazh më parë në 22′.
Në pjesën e dytë Partizani e nisi më mirë dhe në 55′ sërish braziliani Stenio Junior shënoi duke i dhënë fund çdo shprese të Sfintul ndërsa avancon më tej në Europën e vogël e cila gjithsesi ka pëefitime ekonomike.
Tashmë në raundin e dytë të Conference League, të kuqtë do të kenë një kundërshtar shumë të vështirë si Baseli, ekip me eksperiencë në Europë dhe ku luan Taulant Xhaka.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…
Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…
Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…