Teuta ka mësuar kundërshtarin për turin e parë të Ligës së Kampioneve. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës, ka vendosur durrsakët përballë moldavëve të Sherif Tiraspol.
Ndeshjet e para që janë parashikuar të luhen më 6 ose 7 korrik dhe ato të kthimit më 13 ose 14 korrik. Skuadra e Martinit do e luajë si pritëse ndeshjen e parë, ndërsa e kthimit do luhet në Moldavi një javë më vonë.
None found
Teuta kampione është e pozicionuar në grupin e skuadrave jofavorite për turin e parë, duke pasur një koeficient relativisht të ulët (2.750), nisur nga fakti se ka mbi dy dekada që nuk merr pjesë në Ligën e Kampioneve.
Nga 16 klube që janë në grupin e favoritëve, kishte ekipe të cilat mund të cilësohen të pranueshme për “djemtë e detit”, por dje UEFA i ka zhgënjyer jo pak durrsakët me ndarjen e grupeve. Teuta u vendos në Grupin 3 ku bënin pjesë, Ludogorets Razgrad (Bullgari), Sherif Tiraspol (Moldavi), Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) dhe Kairat (Kazakistan). Mundësitë ishin që të “peshkohen” nga durrsakët në këtë tur edhe kampionët e Gjibraltarit (Linkoln Red Imps), Malit të Zi (Buduçnost), Estonisë (Flora Talin) dhe Lituanisë (Zalgiris), por nuk ndodhi kështu.
Nga ana tjetër, lajm i mirë për durrsakët mund të quhet fakti që kanë shmangur përballjet me klube që kanë eksperiencë të madhe në Kupat e Europës dhe pikërisht Dinamo Zagreb (Kroaci), Legia Varshavë (Poloni) apo Ferencvarosh (Hungari), aty ku aktivizohet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni. Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, si preferencë në grupin e 16 skuadrave kishte pa dyshim malazezët e Buduçnostit, por, pse jo, edhe Shkëndija e Tetovës, që drejtohet nga Ernest Gjoka.
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se gjatë vizitës së Isni Kilajt në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, më 6 tetor 2023,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka firmosur urdhrin për uljen e tarifave të pajisjes me pasaporta dhe karta…
Lojtari i ri i Getafes, Dani Carvajal, ka folur hapur rreth largimit të tij nga Real Madridi verën e këtij…
Ish- kreu i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, është dënuar me 1 vit burgim për veprën penale të “Shpërdorimit të…
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se Hashim Thaçi dhe Bashkim Smakaj akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen…
Gjyqtari Christopher Gosnell tha se në rastin e Hashim Thaçit dhe Fadil Fazliut bëhet fjalë për tentativë të pengimit të…