Ylli argjentinas fitoi për herë të tetë trofeun më prestigjioz në aspektin personal, Topin e Artë duke lënë pas në këtë garë Erling Haaland dhe Kylian Mbappe.
Triumfi në Botërorin e Katarit me Argjentinën ishte vendimtar teksa Lionel Messi udhëhoqi albicelestet drejt titullit të tretë në botëror. Fitorja e Messit po festohet gjerësisht në SHBA, pasi ai është i preferuari i momentit i tifozëve amerikanë që nga transferimi i tij në Inter Miami.
Të lidhura
None found
Për të festuar fitoren historike, Adidas e ndihmoi Messin t’i bënte homazhe Russell, legjendës së ndjerë të NBA dhe ikonës së sportit amerikan, duke i dhuruar tetë unaza të arta.
Sulmuesi i Inter Miami pozoi me duart e tij në mes të fytyrës duke mbajtur tetë unazat në gishta, ku përsëriti pozën legjendare të Russell nga një fotosesion në vitin 1996.
Trashëgimia e Russell si kampion mbetet një gur themeli i historisë së NBA, ashtu si Messi në futbollin botëror.
Gjatë 13 sezoneve të tij në ligën e basketbollit, ai ishte një forcë dominuese, duke udhëhequr Boston Celtics në 11 kampionate të pabesueshme NBA. Kjo përfshin arritjen e jashtëzakonshme të fitimit të tetë titujve radhazi nga viti 1959 deri në vitin 1966, me asnjë ekip tjetër që nuk ka mundur të fitojë më shumë se tre kampionate radhazi.







