Testi i fundit miqësor në Turqi, Partizani e sjell falas për tifozët

Miqësorja mes Partizanit dhe Universitatea Cluj, që luhet nesër në Turqi do transmetohet drejtpërdrejt në Partizani Channel. Të kuqtë do e sjellin falas sërish takimin, pasi e bën dhe me Volendam ku përfunduan 0-0.

Ky do jetë testi i fundit miqësor në tokën turke, ndërsa pasnesër kthehen në Shqipëri. Kujtojmë se në vendin tonë do vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen me Teutën, që luhet më 13 janar ora 17:00 në stadiumin “Arena e Demave”.

Kujtojmë se Partizani u zhvendos në Turqi për të zhvilluar fazën përgatitore, që nga 2 janari. Me Orges Shehin në krye, klubi mendoi Antalian si vendin më të përshtatshëm. /newsport.al/


Shtuar 8.01.2024 20:37

Tags: