Ters në prag të Botërorit, “bomberi” i Francës dëmtohet dhe humbet Kupën e Botës

Një lajm i keq ka ardhur nga kombëtarja franceze ku sulmuesi i “gjelave”, Christopher Nkunku është dëmtuar në seancën stërvitore në Clairefontaine.
Shkaku i këtij dëmtimi u bë lojtari i Real Madrid, Camavinga pasi bëri një ndërhyrje të panevojshme në stërvitje duke dëmtuar kështu sulmuesin francez të Leipzig.

Nkunku ka një problem në këmbën e tij dhe do të kryejë testet mjekësore për të caktuar shkallën e dëmtimit.

Në mbrëmje, Fabrizio Romano, gazetari i njohur italian e bëri fakt të kryer se Nunku do të mungojë në Kupën e Botës./h.ll/ albeu.com


Shtuar 16.11.2022 08:20