sport

“Tërmeti” te Juventus, gazetari: Çfarë pritet të ndodhë pas dorëheqjes së bordit drejtues

Hetimet për skuadrën e Juventuesin, akuzat për bilance të dyfishta si dhe vazhdimi i punës së prokurorisë kanë bërë që i gjithë bordi drejtues i kësaj skuadre të japë dorëheqjen.

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, gazetari sportiv i ABC Bledar Kuka ka komentuar ngjarjen që ka tronditur kampionatin e futbollit italian.

Të lidhura

None found

Sipas tij janë rreth 10 persona që kanë dhënë dorëheqjen ndërmjet të cilëve Andrea Agnelli, i cili e drejtonte Juventusin prej 12 vitesh si dhe vetë Nedved. Ndërkohë drejtimi është marrë nga Gianluca Ferrero.

Për gazetarin sportiv të ABC Bledar Kuka dorëheqja e bordit është një zhvillim i rëndësishëm, në Itali ka pasur gjithmonë debate, ku Juventuesi është akuzuar si një skuadër që ka përfituar nga ndonjë mbrojtje të veçantë, megjithëse nuk ka ndodhur ajo që ndodhi në vitin 2006. Epoka e Andrea Agnellit ka qenë një periudhë e suksesshme ku Juventusi është shpallur kampione për 9 vite radhazi. Ndërkohë që dështimi më i madh njihet ai i këtij viti ku Juventusi u eleminua në grup dhe nuk është më pjesë e Champions League.

Juventusi këtë radhë nuk është goditur aq fort sa në vitin 2006, ku u njollos i gjithë futbolli italian, dhe ku skuadra u detyrua të zbriste në kategorinë e dytë. Për gazetarin sportiv Bled Kuka situata në kampin e Juventusit mund të përmirësohet nëse kthehen lojëtarët e dëmtuar. Juventusi është një skuadër e madhe, ku një pjesë e mirë e lojëtarëve luajnë edhe në kombëtaren e Italisë. Viti 2006 njihet edhe si viti ku Italia fitoi Kupën e Botës, pavarësisht problemeve të brendshme në kampionat dhe ku drejtohej nga një ish juventin Marcello Lipi, përfundoi Bled Kuka. /abcnews.al/

të fundit

Justina Shiroka Pula, presidentja më e re e Kosovës? Mikeshë e afërt rrëfen për familjen, akademinë dhe pasionin për artin

Prof. Dr. Vjosa Sadriu Hamiti, profesoreshë e gjuhës gjermane në Kosovë dhe mikeshë e afërt e presidentes së re, ka…

3 minutes ago

Tirana ngacmon Partizanin para derbit dhe shpall veten zot të kryeqytetit

Tirana dhe Partizani“Ethet” për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës kanë filluar të rriten ndjeshëm, aty ku janë përfshirë…

4 minutes ago

SPAK çon në gjykim katër persona për rrëmbimin dhe v*asjen e Renis Dobrës

SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme katër persona të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.…

12 minutes ago

Mërgim Vojvoda luajti çdo minutë për Kosovën, mediat italiane e cilësojnë “makineri” të Udineses

Mërgim Vojvoda ishte lojtari i Udineses që zhvilloi më së shumti minuta gjatë ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, pasi mbrojtësi kosovar…

16 minutes ago

Zgjedhja e presidentes pas mesnatës, a u respektua Kushtetuta? Juristi Burjani jep vlerësimin

Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente të Republikës së Kosovës. Shiroka Pula mori 81…

23 minutes ago

Zjarri përfshin fshatin Armen në Selenicë, erërat e forta përshpejtojnë përhapjen e flakëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka shkaktuar…

25 minutes ago