Categories: showbizsport

Tifozët e Kombëtares të përçarë? Flet i riu që “çmendi”europianët (VIDEO)

Sabina Mete, Bledar Kuka dhe Besmir Lumani këtë të enjte ishin në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, ku diskutuan për tifozerinë në stadiume, festimet dhe incidentet që ndodhin. Në ndeshjen shqipëri-Poloni ndodhi po ashtu incident mes tifozëve, për të cilën gazetarja tha se ishte incident i provokuar nga tifozët polak.

“Ka pasur një provokim si fillim nga tifozët polak. Por kjo nuk e justifikon absolutisht atë skemë të shëmtuar që ne pamë. Nuk jemi për të gjetur fajtorin, këto janë incidente dhe probleme që ndodhin kudo”, tha Sabina.

Të lidhura

None found

Ndalur tek ngjarja mes tifozeve shqiptar dhe atyre polak, Sabina nënvizoi se kishte një mungese organizmi, pasi tifozët u lejuan që të futen me shishe uji. Këto të fundit, sipas saj gjendeshin edhe brenda në ambjentet e stadiumit ku edhe shiteshin.

“Nuk lejoheshin sende metalike, çelësa, bidona uji, as çakmakë. Mesa kemi parë gjithandej, edhe në denoncime te ndryshme në faqe jo fitimprurëse; kemi parë teksa denoncojnë që brenda ambjenteve të stadiumit janë shitur shishe uji. Këtu kemi problem organizative”, shtoi gazetarja.

Gazetari i Abc News Bledar Kuka theksoi se sa herë ka ndeshje kombëtarja grupi gjithmonë ndodh që ka incidente.

“Duke u zhvilluar shqipëria, unë mendoj që në të ardhmen mund të kemi dhe më teprë shfaqje dhunë se ne të kaluarën. Tifozeria ka anën e bukur të organizimit, por kuptiohet por janë edhe më të gatshëm për t’u përplasur”, pohoi Bledi.

Besmiri po ashtu pohoi se tifozet shqiptar u provokuan nga tifozët polakë, madje këto të fundit u treguan dinak sepse e panë që ishte një ndeshje shumë e fortë.

“Mendoj që lojëtarët e polonisë luajtën një rol tepër dinak, të cilët e panë që ndeshjen nuk do ta fitonin aq lehtë dhe pas shënimit të golit e bën atë gjest me qëllim për ta provokuar publikun që të ndërpritet ndeshja”.

Ai shtoi se kush e ndjek futbollin dhe tifozerinë është një atmosferë që nuk kanë kombësi. Megjithatë i dhemb që ndonjëherë tifozët janë të ndarë.

“Mua më dhëmb çdo herë kur i shoh të ndarë në stadiume grupimet. Sepse dikush individ nga çdo grup mund të arrijnë shumë gjëra, por nëse bëhemi bashkë i arrijmë të gjitha”, tha Besmiri.

të fundit

Furnizuesit gjermanë të automjeteve kalojnë te prodhimi i dronëve dhe industria e mbrojtjes, ndërsa sektori i makinave thellohet në krizë

Prodhuesit gjermanë të pjesëve për vetura po orientohen gjithnjë e më shumë drejt industrisë së dronëve, mbrojtjes dhe hapësirës, ndërsa…

52 minutes ago

Bardhi: Balluku’s file leads to Edi Rama – searches of her home and phone demanded; imprisoned politicians face fewer charges

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin Prime News24 se dosja hetimore ndaj ish-zv.kryeministres Belinda…

52 minutes ago

Bardhi mocks Spiropali: they are pushing her to leave, but she insists on staying in the SP parliamentary group at all costs

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…

53 minutes ago

After hot water and butter attack in prison, man convicted of raping and murdering 80-year-old seeks £100,000 from British state

Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…

53 minutes ago

Britain opens doors to up to 100,000 young Europeans every year

Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…

53 minutes ago

Azemi accuses opposition: In 12-hour debate on 2027 budget, pensioners were left out of the spotlight

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka kritikuar deputetët opozitarë, duke i akuzuar se gjatë 12 orëve të seancës për…

54 minutes ago