Categories: sport

Teresa Enke zbulon mesazhin që Roberti la te varri i vajzës ditën e fundit të jetës

Pas 17 vitesh, Teresa Enke, bashkëshortja e ndjerë e ish-portierit të Kombëtares së Gjermanisë, Robert Enke, ka treguar se në ditën e fundit të jetës ai shkoi te varri i vajzës së tyre, Larës. Aty kishte lënë të shkruar: “Lara, babi po vjen”.

Ajo e ndau këtë rrëfim në podkastin “Wie geht’s?”, të drejtuar nga futbollisti gjerman Robin Gosens, ku diskutohen çështje të shëndetit mendor.

Të lidhura

None found

Teresa kujtoi edhe orët e fundit që kaluan bashkë. Të ulur në divan, Roberti e përqafoi dhe e puthi, pastaj i tha se e donte. Ajo tha se në atë çast kishte besuar se ai po niste të merrte veten.

Humbja e vajzës së tyre, Larës, kishte qenë një goditje e rëndë për çiftin. E lindur me një defekt në zemër, ajo vdiq në shtator të vitit 2006, kur ishte dy vjeçe. Robert Enke ndërroi jetë më 10 nëntor 2009.

Ditën e fundit, Roberti ishte ndalur në varreza dhe kishte shkruar “Lara, babi po vjen” brenda zemrës së vendosur mbi varrin e së bijës, tregoi Teresa.

Ajo tha se nëna e Robertit kishte pretenduar se mesazhin e kishte shkruar vetë, por e kundërshtoi këtë version. “Unë e njoh shkrimin e tij të dorës”, u shpreh Teresa, duke nënvizuar se fjalët i kishte shkruar bashkëshorti i saj.

Sipas Teresës, mesazhi tregonte se Roberti nuk ishte pajtuar asnjëherë plotësisht me vdekjen e vajzës. “Nuk mendoj se Robbie e përballoi atë humbje ashtu siç duhej”, tha ajo. Pas vdekjes së Larës, çifti nuk kishte kërkuar ndihmë, por kishte vazhduar të mbante zi së bashku.

I pyetur nga Gosens nëse bota e futbollit e asaj kohe nuk ishte gati të diskutonte hapur për shëndetin dhe sëmundjet mendore, Teresa u përgjigj se ishte kështu.

Robert Enke, portier i Hannover 96 dhe anëtar i Kombëtares së Gjermanisë, e cila fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të vitit 2008, vuante prej vitesh nga depresioni. Ai e kishte mbajtur gjendjen e tij të fshehtë nga publiku.

Pas vdekjes së Robertit, Teresa krijoi Fondacionin Robert Enke. Ai synon të mbështesë njerëzit që vuajnë nga depresioni dhe të ndërgjegjësojë publikun për rëndësinë e shëndetit mendor.

të fundit

Pas lidhjes së dyshuar me sipërmarrësen kineze, kreu i Nvidia-s përballet me pretendime për një tjetër marrëdhënie jashtëmartesore

Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, është përfshirë në një tjetër skandal për marrëdhënie jashtëmartesore, ndërsa kompania vijon të përballet…

5 minutes ago

Komisioni për Legjislacion shqyrton në orën 09:30 kthimin e Ligjit për Specialen

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mblidhet sot,…

9 minutes ago

Seancë e mbyllur ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

Në Gjykatën Themelore në Pejë sot mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes së tij,…

18 minutes ago

Punonjësit e KEK-ut protestojnë më 12 nëntor, kërkojnë pagë të 13-të dhe kushte më të sigurta

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka bërë thirrje punëtorëve të të gjitha divizioneve të KEK-ut…

18 minutes ago

Ekspertët: Ndërrimi i emrave në politikën serbe nuk ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës

Pretendimet territoriale ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë pjesë e diskursit politik në Serbi, pavarësisht ndryshimeve të aktorëve politikë dhe përpjekjeve…

19 minutes ago

Tourism or euros in rooms? The European currency has lost nearly 35% of its value since 2016

Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut…

23 minutes ago