Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) u ka kërkuar punonjësve të të gjitha divizioneve të marrin pjesë në protestën e planifikuar për nesër, më 12 nëntor. Tubimi do të mbahet para zyrave të menaxhmentit dhe Bordit Drejtues në Toskanë.
Protesta do të fillojë në orën 11:00. Sipas sindikatës, vendimi për ta organizuar atë erdhi pasi menaxhmenti dhe Bordi Drejtues nuk iu përgjigjën pozitivisht kërkesave të parashtruara më herët nga përfaqësuesit e punëtorëve.
None found
Në komunikatën e nënshkruar nga kryetari i Sindikatës së Re, Xhelal Jashari, thuhet se punonjësit në miniera dhe termocentrale punojnë çdo ditë në kushte të rënda e të rrezikshme. Ata, sipas sindikatës, përballen me pluhur, temperatura ekstreme dhe rrezikshmëri të lartë, pa marrë kompensim financiar të denjë.
Punëtorët kërkojnë caktimin e një page të dinjitetshme për të gjithë, ekzekutimin e pagës së 13-të, si dhe përmirësimin e kushteve të punës e vlerësimin e rrezikshmërisë në vendin e punës.
SRKEK u ka bërë thirrje punonjësve të DPQ-së, TC Kosova A, TC Kosova B dhe Sigurisë Fizike që t’i bashkohen protestës dhe të kërkojnë realizimin e të drejtave të tyre.
“Nuk kërkojmë lëmoshë e as privilegje, por dinjitetin që na takon për punën që bëjmë. Nesër nuk dalim për inat të askujt, por për veten dhe familjet tona”, thuhet në thirrjen e sindikatës.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mblidhet sot,…
Në Gjykatën Themelore në Pejë sot mbahet shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes së tij,…
Pretendimet territoriale ndaj Kosovës vazhdojnë të jenë pjesë e diskursit politik në Serbi, pavarësisht ndryshimeve të aktorëve politikë dhe përpjekjeve…
Euro po i afrohet sërish minimumit historik në tregun vendas, duke vijuar rënien edhe në nëntor, ndonëse sezoni i pikut…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me…
Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në…