Këngëtari Robert Berisha duke folur mbi projektin e tij më të ri “Fërkoj Kalje” (Kërkoj Falje), thotë se ai vetë i kërkon falje prindërve, sepse këto kohë nuk ka pasur mundësi për t’i takuar.
Gjithashtu, Roberti u ndal dhe tek raporti me ish-bashkëshorten, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë. Dyshja gjithmonë e ka pranuar që ruan një raport të mirë. Megjithatë, Roberti thotë se do t’i jetë gjithmonë borxhli Norës si nëna e vajzës së tij dhe i kërkon falje për gjithçka.
None found
Në emisionin “Shqipëria Live” përmes një lidhjeje direkte, Berisha tha se i kërkonte falje edhe vajzës që nuk janë familje.
“Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’i kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar që 13 vjeç, prap i kërkoj falje.
Babai ka qenë kompozitor, kanë pasur punë të mira dhe ato janë hequr prej pune, në vitin 1990. Unë vetëm 13 vjeç punoja. I kam ndihmuar shumë, por edhe i kam shqetësuar. S’kam pasur edhe kohë t’i vizitoj kohët e fundit. Nuk i kam takuar për shkak të izolimit, kam frikë për shëndetin e tyre.
Babain e falenderoj që më la një profesion kaq të bukur, jam dashuruar me këtë profesion e falenderoj shumë. Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit.
Përveç faljeve dhe falenderimeve nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës. E falenderoj që ka qenë pranë meje dhe dua t’i kërkoj falje gjithmonë asaj”, tha Roberti.
Një 76-vjeçar nga Shkupi, me iniciale K.P., ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e tij nga…
Kategoria e DyteDitën e sotme prej orës 13:30, janë luajtur 5 ndeshje të Kategorisë së Dytë, Grupi A, java e…
Dalja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Komunën e Bërvenicës vazhdon të rritet dukshëm.Sipas informacioneve të…
Pas përfitimeve që ka vërejtur nga vaksinimi kundër gripit sezonal, pensionistja Dobrilla tashmë çdo vit aplikon për të marrë vaksinën…
Pesë adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç, kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë gjatë një…
Detaje të reja tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm u…