Ter Stegen nuk bind, Barcelona në negociata për portierin e Maqedonisë

Stole Dimitrievski po bën një sezon të shkëlqyer me Rayo Vallecanon, por skena e tij në Vallecas mund të jetë një hap larg përfundimit. Barcelona ka nisur interesimin për portierin Maqedonas pasi Ter Stegen nuk po bind dhe Neto ka kërkuar të largohet.

Në këtë moment, ka një marrëveshje me portierin dhe e vetmja gjë për të bërë është të bindë Rayo. Edhe pse ideja është që ai të vijë si një zëvendësues për Ter Stegen, Xavi i ka kërkuar në mënyrë specifike portierit të skuadrës madrilene që të luftojë për të qenë titullar.

Tani mbetet për t’u parë nëse Rayo e pranon shitjen dhe sa do të paguajë klubi i Barcelonës për kartonin e  27-vjeçar, i cili do të bënte një hap të madh në karrierën e tij edhe pse me rolin e zëvendësuesit fillimisht. Vlera e tij në treg është 1.5 milion euro, duke e bërë atë një opsion më se të përballueshëm për Barcelonën, pavarësisht problemeve të saj financiare. /albeu.com


Shtuar 24.12.2021 10:40