Tentuan fshehurazi të bindin yllin spanjoll, tension mes  Barcelonës dhe Bayernit

Barcelona dhe Bayern nuk po kalojnë momente të mira. Sipas medias gjermane ‘Sport1’, ka tension dhe shumë mes klubeve. Skuadrës së Barçës nuk i pëlqeu mënyra sesi bavarezët iu afruan Sergino Destit dhe Pedrit. I kanë tunduar të dy pas shpine dhe kjo e ka shqetësuar klubin katalnas.

Një inat i veçantë ka ngritur çështjen e kanarinës. Salihamidzic është i dashuruar me futbollin e tij dhe ka tentuar ta nënshkruajë, siç raporton AS.

Në fakt, shton ‘Sport1’, kanë dashur ta bindin që të mos rinovojë, duke e tunduar mesfushorin, por ai ka pranuar propozimin e Barçës. Tani duket se nga Barcelona duan të paguajnë me të njëjtën monedhë. Ata synojnë të bëhen me kosto zero me Niklas Süle dhe kanë treguar interes për dy perla premtuese nga akademia e Mynihut: Kenan Yildiz (16 vjeç) dhe Gabriel Vidovic (18). r.t/albeu.com

Shtuar 20.01.2022 09:17