Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, Shevchenko bën një reagim emocionues

Situata e tensionuar që ka përfshirë Rusinë dhe Ukraninës nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga personalitete të sportit.

Për këtë tension ka reaguar edhe ish-sulmuesi i njohur i Milanit, Andriy Shevchenko, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij Instagram, ka emocionuar me shkrimin, teksa ka theksuar se kjo është një kohë e vështirë për Ukrainën, por të bashkuar do të fitojnë.

 “Ukraina është atdheu im! Gjithmonë kam qenë krenar për popullin dhe vendin tim! Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe gjatë 30 viteve të fundit jemi formuar si komb! Një komb qytetarësh të sinqertë, punëtorë dhe liridashës! Kjo është pasuria jonë më e rëndësishme! Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne. Por ne duhet të bashkohemi! Të bashkuar do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”, shkroi ish-sulmuesi i Milanit.

Tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë janë rritur pas grumbullimit të mbi 100.000 trupave ruse pranë kufijve ukrainas dhe pas njohjes së pavarësisë nga Rusia të Luhanskut dhe Donetskut, rajone lindore ukrainase.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera perëndimore i kanë vendosur sanksione Rusisë për veprimet e fundit rreth Ukrainës. / h.ll/albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andriy Shevchenko (@andriyshevchenko)


Shtuar 23.02.2022 15:55